… dhe do t’ikësh…

17 Shkurt, 2011

 

 … dhe do t’ikësh… këtë e di…
pengun do hedhësh në kurriz,
si tregëtari’ vonuar, mallin e pa-shitur…
 
“me të kuqe”, do të duash të kalosh në kryqëzim semaforësh…
pastaj do t’grindesh me policin rrugor,
që nuk ka asnjë faj,
për dashurinë që s’të dhash…
 
për dashurinë e munguar që si në një kasetë sigurie…
e kyça mes muresh të lartë…
 
… dhe do t’ikësh… këtë e di…
këmbët do të çojnë në mejhanen e afërt,
atje ku do t’flirtosh me bionden e parë në qoshk, që me sy do t’kërkojë shoqëri…
e pastaj, përmbi bulëza,
do t’duash t’i rrëfesh asaj,
një mijë e një, të zeza shkencore, mbi kode kasetash, sigurish…
 
… se do t’ikësh… këtë e di…
për dashurinë që s’të ngrohu,
i zemëruar, do të duash t’i gjuash me gur hënës…
 
…por më parë… prit!…
mbërtheje xhaketën!…
mbështillu mire!…
se netët kanë filluar e ftohen…
 
 © Arlinda G.
About these ads

23 Përgjigje to “… dhe do t’ikësh…”

  1. Arza Says:

    Pershendetje Flo, per ket ndjenj te bukur “Netesh te ftohta” qe fshikullon ajo Ndjesi ne Heshtje pse jo kombinuar me nji ndjenj mjaft te forte Romantike qe shpesh na dhuron kjo stin Dimri…e qe mua me zgjon kujtime / mall/ e munges te nji persone mjaft te dashur.
    Ja do kisha shume per te komentuar ,por nganjiher nji kuror trendafilash mbi Flok eshte me e bukur se cdo tjeter veshje , ja Flo eshte nji Poezi e shkelqyer shume shume suxsese ,ah…ai semafor i Zemrave ……

    Me lejo Flo te shtoj dicka me poshte per kenaqsin qe me dha kjo Poezia jote ;

    (Ai ju lut Zemres t’lejonte Ate te shkoj /

    Por Zemra u pergjigj “Arsyen un se njoh,se kuptoj …)

    Pershendetje te sinqerta Flo.

  2. unica Says:

    APPLAUSE……….
    Poezite me te zakonta i kushtohen dashurise, asja hyjnores, te munguares, te dhimbshmes, tragjikes, platonikes. Ndonjehere imagjinata cung, apo “imagjinata mutacion” e shume individeve qe vetpandehshem jane poete, cungueshem sjellin per lexuesin “poezi dashurie-vuajtje-ardhje-ikje-prekje-shtrengimi-leshimi-eksitimi-lotsjellje-buzeqeshje-fatntazie-sadizmi-mazokizmi-vuajerizmi-fetishizmi”, qe sjane gje tjeter vec mutacion artistik, apo produkt perjetesash te dyshimta (Zoti na ruajte). Ata njerez kane pritshmeri. Ata, te vetpandehshmit poete, i shkruajne dashurise.
    Ja pra pse admiroj (se me kane korrigjuar, te mos e perdor me fjalen adhurim, se sipas atyre, bashkebiseduesve kritike , smund te adhurosh asgje, askend) cdo varg tendin, edhe nese e ka mohuar nje dashuri(pra i ka shkaktuar dikujt dhimbje, dhe ka frymezuar nje te vetepandehshem poet qe te shpartalloje forumet me poezite e tij), edhe nese ka ironi, edhe nese “percmon”, edhe pse imagjinon me kembet qe si lejon te ngrihen nga toka per asnje sekond, edhe pse eshte me real e me i vertete sec duhet.
    A skam te drejte te adhuroj cdo gje artistikisht te vertete, te bukur, korrekte qe se ka makjazhin vulgar produktin e “MUREMEKOKEGODITJES PER TE QENE ARTIST”?! Thuam ne skam te drejte, nese adhuroj flone, apo Arlinda.G(meqe ra fjala, vere serisht Arlinda.G ne fund te shkrimeve, se me pelqen), qe shkruan vetem nese “ka dicka ne gryke per ta thene”, e si duhet as te vjedhe a te beje nje copy paste te pafajshem ne menyre qe shkrimet te kene sa me shume lajka(like), e as te rrotullohet gjithe naten ne shtrat per te nxjerre ndonje varg qe natyrisht do je te skandaloz, vetem se lexuesit (qe te garantoj qe ne sjumicen e rasteve bejne like pa lexuar fare) do te shqetesohen nese nje dite te vetme nuk ka nje new post.
    Si mund te mos adhuroj Arlinda.G qe vuan nga mosvetpandehja si poete.
    Po te me kritikojne sa te duan. Si te duan. Edhe nese me thone e marre e pranoj. Nese do, edhe ti bej ndonje nga ato akuzat e pambukta, brenda kornizave te kortezise, per teprim komplimenti :).
    UNE ADHUROJ SHKRIMET E ARLINDA.G.
    Kerkoj ndjese, nese do te duhej vetem ti admiroja. Me vjen keq qe se bej dot!

    (sa paskam skruar dhe une! po zakonisht nuk fshij asnje fjale te shkruar, ndryshe nuk ngopem se shkruari. E shkreta tastjere.)

  3. flokenaja Says:

    Uh, moj çupe sa kam qeshur me “mure-goditjen” :).Mendoj se procesi i te shkruarit, mbi te gjitha duhet te jete kenaqesi, te pakten per mua eshte, ti duhet ta duash ate qe shkruan, perndryshe po nuk e deshe ti, si mund ta doje lexuesi? Sapo flisja tani permes te tjerash edhe per nje nisme qe ka ndermarre: “E pershtatshme” mbi recitimin e poezive, dhe e di cfar po u thoja? se nuk i konsideroja te denja per t’u recituar poezite e mia :) Sa per poetet e fb- se paskemi te njejtin mendim, madje kesaj une i kam kushtuar dhe nje shkrim me titull: “bujkrober te lumtur ne facebook” :) Me c’lexova me lart edhe te paskan kritikuar ee…:) Eshte disi bezdisese kur kerkojne te te orientojne shijet, une psh. nuk kam lejuar ata persona qe kane kerkuar te me kompleksojne se nuk pelqej Cohelion. Sa per emrin, te te them te verteten fare, nuk e vura poshte pasi kur e mbarova poezia m’u duk e dobet dhe isha gati ta fshija :) :) @arza te falenderoj!

  4. Arza Says:

    Ah..cfar me kenaqsi Floknaja .
    Ajo qe shpesh her me habit ne komentet e disa personave si psh.Unica lart ,eshte ajo se , deri tani nuk kam pas njohuri qe ,Poezia te shkaktoj Irritacione .Eshte vertet dicka e re per mua boo! Pershendetje .

  5. flokenaja Says:

    Irritimi i unica-s nuk ka lidhje me poezine time, por me njerezit qe me nje te ngritur te gishtit kerkojne t’i orientojne asaj shijet

  6. unica Says:

    E respektuara Arze!
    Fillimisht lejome te te pershendes. Ndajme shpeshhere komente pozitive, per nje autore, e ndoshta shpeshhere jemi gjendur ne te njejtat pershtypje por pa u pershendetur apo dakorduar drejtperdrejt asnjehere. Vlen te themi qe jemi bere si te thuash grupi : “na bashkoi Flokenaja” :)
    Sigurisht, ky eshte nje blog i hapur, e Floja mirepret cdo koment tonin, e me shume xhentilese na kthen pershendetjet apo falenderimet.
    Une shkruaj ketu per Flone, per impaktet e shkrimeve te saj ne mua. Kete duhet ta kesh kuptuar besoj. Ashtu sikurse ti shkruan copeza poezish (pra ti shkruan cfare deshiron), ashtu edhe une shkruaj cte dua. Blogu seshte yti, as imi. Sigurisht ke te drejte te pelqesh apo jo cka ti lexon.
    Nuk e di ende moshen apo statusin (shkurt e shqip, skam idene se kush mund te jesh) e keshtu po perpiqem te mos tregohem si ty, per mendimin tim me mungesa te theksuara ne edukate. Shprehem keshtu sepse kam konstatuar dicka kundra meje edhe ne komentin e lene nga ty ne:”komente ne kornize” pak dite me pare. Ku perpiqeshe te ironizoje (me mendimin se po e ben kete gje me stil) edhe komentin apo lidhjen time me zonjen e shtepise.
    Jam nje nentembedhjetevjecare qe dashuron letersine. Me artin jam e lidhur ngushte, edhe pse pikerisht ata njerez ndaj te cileve une irritohem (per mendimin tim jane te tille) nuk me dhane akses ne Akademine e Arteve Te Bukura.
    I shkruajta te gjitha keto, qe te ta bej te qarte se une skam lidhje as me sojin tend as te atyre poezive qe ti le si koment mbi poezite e flose. Meqe te bejne pershtypje komentet e mija, te kerkoj te mos i lexosh, dhe kete po ta kerkoj miqesisht. Por te ndaloj qe te komentosh komentat e mi, apo te permendesh emrin tim. Nese ke dicka me mua, ne ste pelqen menyra si shkruaj, te njoftoj se shume shpejt do kem nje blog timin, ku ti mund te shkruash e te vjellesh te gjithe mellefet, inatet e vreret e kesaj bote (se shoh se ke te tilla tendenca). Megjithese sbesoj te te ineresoje.
    I kam ndjekur komentet e tua sic kam ndjekur komentat e gjithkujt ketu, dhe kam konstatuar pervec mangesive ne shkrim qe i reflekton, ke dhe veshtiresi ne te kuptuarit e shkrimeve. Po sikur te te thoja qe cdo koment yti mua me duket out, do te te vinte mire?!
    Shfrytezoje kete blog sa me mire te jete e mundur. Eshte nje perle. E sdua ta shemtoj me te tilla idiotesira. Te kujtoj qe ky eshte blogu i nje artisteje, qe me bindje e them se do shkoje larg, dhe nuk eshte as chat, as forumi i malsise se madhe, i emigranteve ne amerike a ku di une cfare. Kerkoj nga ty apo cdokush tjeter, mus tja ule vlerat. Sa per risine qe sjell komenti im tek ty, di te te them qe ka gjitmone bje here te pare.
    Uroj te me kesh mirekuptuar. (ne pergjithesi jam e ashper, e sic kam cituar me lart, nuk fshij asnje fjale qe shkruaj)

    P.s. Nese ndjen veshtiresi ne te kuptuar, me thuaj te te jap e-mailin, e te te sqaroj qetesisht per cfare kam shkruar. Do ta bej me kenaqesi. edhe pse kam bindjen se sme ke keqkuptuar aspak. Te nevoitej nje kthellim nga ana ime, per personin qe perfaqesoj, qofte edhe me ane te komenteve, nje menyre pasqyrimi eshte dhe kjo.
    Mirembetsh!
    Me respekt Unica.

    Flo, te kerkoj njemije here ndjese qe po ta njollos blowgun me te tilla IRRITIME te mijat. Falemnderit !

  7. flokenaja Says:

    Jo, jo, aspak, nuk njollos. Une jam per fjalen e lire, pa censure. :)

  8. Arza Says:

    E shof se pervec mendimit pa form ,paske nji padurim te madh (sedi perse )por nji “guxim interesant” te konfrontohesh me mua “Unica” ,kur je kaq e vogjel e” kaq e rrit” cuditerisht te japesh vleresime te tilla mbi Letersine Poezine etj etj .

    Eshte vertet qesharake per mua te hyj ne debat me nji X -person , qe papritur e aspak rastesisht gjurmon web-eve te interrnetit persona “te panjohur” ,e cila s’me zgjon asnji interes referuar intelektit e arrogances se vogelushes .E duke pohuar se e bej pa interes ket shkrim sepse e para ti je aq e vogel dhe e dyta si ty mundet ket me mijra Interrnetit mbare, qe navigojn “e paorientuar e te palicensuar ne varken e Letersise.
    Kush jeni ju “Zonjushe” “cfar dini te shkruani ju mbi Letersin e Poezin ?! Jeni licensu juve diku si noj “Kritik Indipendent” ?!!!!

    Sa “grosh” ju kushton juve Zonjush Ajo Bote ?!(mendimi )

    Eshte vertet per te ardh keq te konfrontohesh ne menyr te panderprer me te till materie, a thu kemi te bejm me nji qenie te nji Planeti tjeter AL …//
    nuk jam i sigurt n’se do deshiroj t’komunikoja ,sido qe frekuencat s’me arrijn ,ne ket Bot te dal…

    E ktu duket qart mendoj qe jan Ufo-t qe kan nji Problem /
    per mua ,fare qart ,kjo s’perben asnji teme .

    Po shkruaj ca..vargje ashtu thjesht ,ndoshta per ta ber te leht/
    t’mos jetosh n’Iluzione – mendime -debate pa form por te mesosh (si vogelushe je) ne ket Rrealitet .

    Letersi /Poezi dot’thot art i nderlikuar i vshtir ndjenjen shprehur ne fjal ,me dashuri njerzore Kultur / >>>(kupto ti voglushe )
    E kjo s’vjen me nerv e Forc ,por me dhunti si e till, dhe sikur ti t’perplasesh koken ne mur !!!
    (As dhe vetem mbi shtrat perpelitur Netesh pa fund )

    Pra nqs un hedh ktej blog-ut bej nji Vizit / eshte thjesht pasioni mbi Poezit .
    Pra gjithkush tjet i sigurt ,s’interreson (xerro) personi apo Idet e tija/
    Ajo q’m’interreson o mendimi inteligjent kultura e t’shprehurit Letersia .

    I cliruar nga cdo paragjykim arroganc mendimi e Prepotenc/
    duke shpreh qart thjesht t’imen Preferenc.

    Net’pelqen te vazhdoj thuam “”ciao bambina” fai bene .

  9. Zana Says:

    Me pelqeu shume ….Kur e mbarova se lexuari imagjinovanje shtatlarte qe ka ndale makinen te semafori ka rrembyer nje gure e po i gjuan henes.Se pse shtatlarte nuk e di….si perfundim nga sa shkruan te pelqente .pse jo?me mire keshtu se te ishte po nuk do kish lindur kjo poezi :)

  10. unica Says:

    E nderuara zonje!
    Pershendetje serisht.
    Sigurisht qe e ndoqa shkrimin e “painteresimit” tuaj, e lejomeni tju them se me beri te buzeqesh (edhe tani qe te buzeqesh skam as kohe, se kam sezonin e provimive :) )
    Me duhet ta nis me nje kritike te vogel per ju “kritiken me licence” te web-eve, qe kerkon ti mbylle gojen nje “vogelusheje” (pa vene ne pune as intelektin, as taktin e nevojshem), se ne gjuhen shqipe (meqe ti ke kualifikimet e nevojshme te cilat une per fatin e keq nuk i kam……), ne mes te fjalise nuk shkruajme me shkronje te madhe (per ne, “injorantet e letersise” kjo eshte nje shenje paster e pasanalfabetizmit….). Meqe jam nje vogelushe, nuk duhet tju surprizoje aspak padurimi i pashoq e mendimi pa forme i imi (megjithese kush u lexon, gajaset me komentat tuaja pa lidhje. Me falni qe ua thashe, por nese ka nje gje qe i shkrin fare vizitoret ketu, jane komentat e tu.)
    Me duhet tju bej me dije qe ai mendimi qe ju e matni me grosh, me vlen aq shume sa ju smund ta keni idene. Mbase jeni teper e zene me vezhgimin e jashtokesoreve e me risite qe ufot sjellin :).
    E si “vogelushe, me nje mendim pa forme” ju keshilloj te blini nje fjalor se pari, sa per semantiken su ndihmoj dot se duhet te ishte konsumuar qe ne vegjeli nga ana juaj. Muremekokegoditjet e perpelitjet ne shtrat per mua svlejne, sme nevoitet kohe per ta gjetur rrugen e shprehjes se shpirtit, ai qe e ka nje shpirt ska pse ta sforcoje. Meqe une e kam i bie te mos jem ufo, e frekuencat e mia te vijne aq mire tek ju sa tua gervishin tampanet e vesheve e te asaj vrerevjelljes suaj. Kjo ju nxit ju te shkruani, “pa interes” nje koment te tille per nje njeri qe sigurisht (perderisa shkruani) ju habit.
    Ah se mos harroj, zakonisht e perdorim “ë” ne fund te fjaleve, perdorim edhe pikat dhe cka eshte me e rendesishme kur kemi kohe, ne vend te “o” perdorim “eshte”.
    Jam me se e bindur qe, ktej nga blogu, ju e beni viziten per kenaqesite tuaja personale, me vjen mire qe kete e ke kuptuar. Po ju garantoj se tregohenii njemije e nje here me cupeline se une teksa kerkoni me doemos miratimet e zonjes se shtepise per komentat tuaja gazndjellese, e me doemos kerkoni lavde e respekt. Me mijera here me cupeline se une, e tregoni veten kur mendoni e besoni se te gjithe duhet te mendojne si ju, e duhet te kene te njejtat ndjesi e mbresa.
    Me letersine jam marre qe femije, e ju sigurisht qe skeni si ta kuptoni, as ne menyren time te shprehjes (me keqardhje ju them se si keni aftesite e nevojshme, keshtuqe kenaquni me ate cka poezia e arti ju sjell ne siperfaqe, pa krahasuar e pa reflektuar mbi te. Po si mund te behet diferenca, nese ska krahasim???.)
    “La vostra bimba”, ju pershendet.
    Mund te me thoni nese preferoni qe rradhes qe vjen tu shkruaj ne italisht, anglisht, spanjisht apo portugalisht (meqe per keto gjuhe kualifikimet e nevojshme i kam).
    Tani po shkoj te ndjek keshillen tuaj, e mbi te gjitha vullnetin e deshiren time per librat. Falemnderit, qe, si nje cupeline e rritur, e me nje mendim te formesuar tashme, ne nje koment kaq te gjate, keni arritur ti jepni kesaj vogelusheje vetem nje keshille te vlefshme, per te mesuarit. (e si cupeline, me duhet tu them qe gjithcka keni shkruar bie poshte, se eshte e krisur qe ne themel. Si keni aftesite e nevojshme gjuhesore, e me c’shikoj as intelektuale, as per te dhene nje vleresim te denje.)
    Se desh harrova, komplimenta per llojin e muzikes qe degjoni :) :) :), ka qene nje motiv per gajasje me vete. (pa dashur t’ofendoj askend, ajo eshte nje kenge e kendshme), lejomeni tu sugjeroj johnny cash, eshte perle. Tamam per cupelina si puna ime.
    Mirembetshi!
    Tung.
    Juaja Unica.

  11. flokenaja Says:

    Arza eshte zoteri, Unica :)

  12. unica Says:

    hahahahahahahahahahahahahahaha
    hahahahhahahahahhahahhahaha
    hahahahahahahahahahahahhaha
    hahahhahahahahhahahahahhaha

    oh, kjo po qe ishte e papritur.

    KERKOJ FALJE ARZA QE TE KAM NDERRUAR GJININE.
    POR VETEM PER KETE AMA….

    FALEMNDERIT MOJ FLO

  13. Arza Says:

    Ne t’vertet nuk kisha aspak deshir te shkruaj me te till interrnetiste ,e mendova mos ti shkruj me ,(sepse s’me thon asgje ,vec asaj bla bla bla-je te zakonshme ) por mendova perse jo ,kur kam koh ,zbavitja me pelqen ,edhe pse nuk jam aspak entuziast per budalliqe ,nejse.
    Doni dicka me zbavitese ? Ja po pason ;

    Ere e eger perplas ne Tru t’pambrojt Zbuluar /
    dhunshem goditur mendimet n’Tru kastruar.

    Per Ju …O tuf testosteronesh q’sherbeni si mbushje shashkash /
    q’jeni milie-milie larg fytyres njerzore ,ju Karakatere Maskash .
    ______________________________________________________________
    Kisha deshir vertet te shkruaja nji Poezi satirike Titulluar -Zlita e Marrezise (orteku i injorances ky kercenim drejt civilizimit njerezise (dhe i Letersise patjeter),por duke me munguar talenti per tu frymezuar nga Injoranca e asaj Bote aty , e nderpreva .
    _________________________________________________________________
    Ajo qe mua vertetme cudit ketu eshte prania e shum lehesve te tufezuar te interrnetit ,a thua Interrneti ti sherbej trurit Idiot si Tranpolin boo !
    Mbi Zliten e Marrezise (aspekte te shkeputra)
    ______________________________________________________________
    Duke shkruar tani , nji shprehje nga Jack London m’u kujto-naaaa/
    “Fjala e fundit mbi Mrekullin e Qenve” s’esht then akoma” .

    (Dikush tjeter thot se ;)
    Lehsit i vleresoj jo nga lesht e gjat,e as nga dhembet /
    por thjesht nga Lehja e nga kembet .

    Sigurisht mendoj qe kto batuta ne varg ,dot’ishte naivitet ti merrni personalisht/
    Por thjesht si nji koment i asaj Bote fatkeqe mentali te dhimbshem te Trisht.

    “vogelushja” shkon dhe me tej ,goxoka e na tregoka dhe preferencat muzikore ,tipa te lashtesis dekadent si Xhoni Kesh ,mesiguri ti “vogelushe” duhesh me pas nji mosh pak a shume te afert me Xhoni Kesh .Sa interesante idhulli juaj ky lehs Kantri-an ky shijues i talentuar droge,aktivist idiot ne pol.Amerikane i cili kishte nji vdekje prej drogisti fatkeqe .Te uroj qe dhe ti “vogelushe” mbi 50 vjecare mos te ndikohesh nga ky idhull skandaloz .nejse …
    Si per me mbyll ket debat te pakerkuar e te imponuar ju le lamtumiren ,ne Boten tuaj te palevizeshme ,duke ju pershendet me nji varg te shkurter :

    Erdhi koha te jet Out me at Mental Shtrig
    ju lutem , vetem pak qetesi n’Tru ,se ndoshta do kuptoni shum/

    dijeni mir perfundimisht se Ju “vogelush” s’mund te luani ne Ligen qe luaj UN.

    “Ciao ciao bambina ”
    Flo , me vjen keq qe shpesh her viruset shfaqen papritur e shkaterrojne faqe interesante . Me vjen sinqerisht keq nqs te kam shqetesuar ,te uroj sinqerisht shume suxses edhe nqs kjo loj e shemtuar nga kto shoqet e tua ishte nji impakt aspak domethenes per kohen qe sot jetojm .Pra Ciao Flo .lamtumir suxsese.

    Ja ok nuk kam me koh edhe un ju pershendes me nji Tung Tung Tung.

  14. flokenaja Says:

    Arza, nese sulmon vete i pari, siç bere ti, athere duhet te jesh i vetedijshem edhe per reagimin, nuk shkon keshtu te ngacmosh e pastaj te besh si i lenduar, e per me teper, te me fajesosh mua per “shoqet” apo “miqesine e sinqerte” me nen-tekst. Une nuk nderhyra deri tani, as nuk censurova debatin sic do te kish bere cdokush tjeter, por cdo gje e ka nje kufi, nuk ke pse me fajeson mua per kete qe ndodhi mes jush, dhe as mos kerko te me perfshish te pozicionohem, unican e njoh vetem nga komentet qe ajo le ketu, po aq sa njoh dhe ty nga komentet.

  15. Zana Says:

    Vajza e djem bujare!Ketu kemi ardhur per te lexuar ç’shkruan e sjell ketu Flo.Ky eshte qellimi i pare.Mendoj se problemet ,te mos qenit dakort me komentues,inate e vogelsira ti leme pak sa menjane (jo krejt se do ishim si uji i distiluar).Flo shkruan bukur,shume ndjere,seç ka diçka prej Zhorzh Sand….Te ndalemi ketu

  16. flokenaja Says:

    Te falenderoj, e dashur Zane. Poezia m’u shkrua ne mendje nje nate te vone, ndersa degjoja nje melodi, madje me ler te te rrefej se kur isha e vogel krijoja me mendjen time melodi dhe pastaj u gjeja fjalet dhe anasjelltaz. Sa per shtatlartesine, une per nga fiziku jam relativisht e gjate :) ndersa personazhi, nuk e di, se eshte imagjinar, por ndjesia eshte reale

  17. unica Says:

    Hmmmmmm.
    Meqe jeni dhe zoteri, prisja nje tjeter reagim. Cudi, se si une nje e parritur e guximshme ngjall reagime te “turpshme” nga ana juaj. Sado naive te pretendosh se jam, asnje batute a varg i joti sme ben pershtypje, sepse sme perket. Verej se te nevoitet mbeshtetje per tja dale me nje vogelushe. Realisht njollosja e blogut te Flose, eshte nje nder te vetmet gjera qe me shqeteson ne kete debat. Sigurisht nese jeni i rritur vertet, do dinit tja zbusnit reagimet e te neutralizonit klimen e debatit me nje 19 vjecare. Te garantoj se Flone e njoh vec nga shkrimet. Sa deshire do kisha ta njihja vertete.
    Une te pershendes. (kesaj rradhe sincerisht e pa asnje tendence)
    Shijim te kendshem te artit te Flose (ty edhe mua). Te lutem johnny cash mos ma shaj se me pelqen, edhe pse eshte shume me i lashte se une, e pavaresisht te shkuares se tij. Po te nisim ti analizojme jeten artisteve do te perfundonim duke mos i pelqyer.
    Uroj tkaloni dite te kendshme.
    KESHILLE: Kujdes me 19 vjecaret. :) :) :)

    Zana, te pershendes!

  18. IDA Says:

    Arlinda keshtu me pelqen te`t drejtohem :) ..stili i te shprehurit tend ne vargje deperton ne cdo qelize perjetohet dhe percjell shume emocion ,me ngajn me nje pikture ndaj une akoma ate po shijoj !

  19. flokenaja Says:

    Te falenderoj Ida…

  20. Veronica Says:

    I’m extremely impressed with your writing skills and also with the layout on your blog. Is this a paid theme or did you customize it yourself? Anyway keep up the nice quality writing, it is rare to see a nice blog like this one nowadays.


  21. Hi there! This blog post couldn’t be written any better!
    Reading through this article reminds me of my previous roommate!
    He constantly kept talking about this. I will forward this post to
    him. Pretty sure he’ll have a very good read.
    I appreciate you for sharing!

  22. klicken Says:

    When someone writes an paragraph he/she retains
    the thought of a user in his/her mind that how
    a user can understand it. Thus that’s why this paragraph
    is outstdanding. Thanks!


  23. Undeniably believe that which you said. Your favorite justification seemed to
    be on the internet the simplest thing to be aware
    of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider
    worries that they plainly do not know about. You managed
    to hit the nail upon the top and defined out the whole thing without having side effect , people could
    take a signal. Will likely be back to get more. Thanks


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 155 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: