NË MUNDSH

29 Gusht, 2008


Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
në durofsh dot thënjet e tua të drejta
në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
a të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t’vërbon
nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
se jotja do jetë bota me cka ka brenda
dhe burrë të do jesh, o biri im!

RUDYARD KIPLING

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 149 ndjekësve të tjerë