Poezia e fundit

e pabotuar e Teodor Kekos shkruar në spitalin e Selanikut
Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule

dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.

kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u
rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë

dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….

Selanik, 26.5.2002

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 149 ndjekësve të tjerë