Kur braktis endren

24 August, 2008

superstock_1320r-198403.jpg

Ku te te le, e shtrenjta ime…?
e brishta ime, e parritur,

ender, e lene pergjysem…

Ku te te le?

Si nje femije i pambrojtur,

me ke rrotulluar krahet rreth qafes
dhe refuzon te ikesh…
ndersa une e pameshirshmja,
une mizorja,
t’i largoj duart…
te shtyj…
te le…
mbi nje breg toke djerre, zhuritur nga etja…
te le aty,
kembezbathur, e te veshur keq…
dhe iki…

Me pas pendohem,
kthehem, turrem drejt teje,
te mbeshtjell nder krahet e mi…
te puth floket,
syte, qe me aq mund t’i kam vizatuar…
te puth plaget ne shputat e kembeve,
te jap fryme nga fryma ime…

Ti qesh hareshem,
derisa mekesh nga lumturia,
ndersa une…
serish te shoh ne sy,
serish te them: “me duhe te te le…!”

Kesaj rradhe,

je ti qe largohesh nga une,
je ti qe me shtyn dhe me kthen kurrizin,
ulesh mbi token djerre dhe supet te dridhen nga denesa,
ndersa une eci neper dalldi…

me koken pas nga ty…

Drejtohem per atje,
nga ku,

nje tjeter ender,

me pak te veshtire,

me duhet te adoptoj…
por shpirti im eshte aty,
te denesa jote qe me largohet me shume,
derisa muzgu te kaplon te gjithen…

Me fal e shtrenjta ime!
Me fal e brishta ime, e parritur…
ender…
qe nuk guxova te te jetoja
Me fal…!

@Arlinda G.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: