Sonata e Henes

24 August, 2008

hands-holding-orb_200554245-003.jpg

Ç’të bëj me hënën sonte?
 
Dritare e vjetër, parvaz-kalbur,
përvjedh djallëzisht, tinguj nëpër natë…
e një llampadar i mekur, përbri,
s’dëgjon të japë shpirt…
 
Sonatë e mallkuar,
sonte për tastierë,
paske brinjët e mia…
 
Ti me dhemb, e mallkuar,
më shkallmon,
më bluan kockat si në mulli,
 
e pastaj,
hirin tim e shpërndan në terr….
 
Mjaft!
mbylleni atë dritare!
shuajeni atë llampadar!
ndalini ato tinguj!
 
Kursemëni një thërrmije prej hirit…
 
Sonte britmat dua t’i vë në gjumë, pa ninulla…
 
Dua të fle,
e të fikem, pa zhurme…
ndersa retë atje lart,
shtyhen me brryla,
të çmendura…
 
E mua,
mbi kurriz,
më është ngarkuar hëna…
 
Ku ta lëshoj hënën?
 
@Arlinda G.

One Response to “Sonata e Henes”

  1. spiritus Says:

    sonte,
    britmat dua t’i ve ne gjume
    pa ninulla…

    dua te fle,
    e te fikem,
    pa zhurme…

    ndersa rete atje lart ne qiell,
    vrapojne te cmendura…

    e mua,
    mbi kurriz,
    me eshte ngarkuar hena

    No coment! vargjet flasin vete …


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: