Gdhendje

25 August, 2008

cakdu9w7.jpg

Përse, këmbëngulshëm,
kërkon të më shndërosh
në dikë që nuk dua të jem ?
 
si plastelinë të nënshtruar
nën gishtat e tu metodikë…
prej skulptori të rregjur…
 
çukitja e daltës,
lëmon, egërsisht, sy-qeshjen time…
e qara pason pa lagështi në sy…
zbrazëtia e shikimit,
zmadhohet pa nerv…
 
dalta lëshon tinguj të mprehtë,
ndërsa ndesh rebelizmin skeptik të shpirtit…
kundrejt transformimit…
i cili, reziston dhe ca… i sfilitur…
pastaj dorëzohet në heshtje…
 
ti lë përtokë daltën,
ndërsa sheh i mrekulluar klonimin,
ndez një cigare në cepin e buzës,
 
– dreq… – shan me vete,
– diçka paskam haruar…
 
heshturazi, ri – merr në dorë daltën
dhe fillon të gdhendësh përhumbur,
shpirtin tënd…

© Arlinda G.

4 Responses to “Gdhendje”

  1. eni Says:

    mire se vjen dhe ne blogosfere e dashur flokenaje.
    me pelqeu dhe stili i poesise tende ndonese nuk shquhem per ndonje qejflie e madhe poezish.
    te pershendes ,
    Eni/Albtranslator ne blogosfere;)

  2. flokenaja Says:

    Te falenderoj shume eni!

    Mireseju gjeta !

    Do ta shfletoj patjeter blogun tend !

    Te pershndes edhe une!

  3. edrus Says:

    Floknaja, nëse nuk je Arlinda, do të të lutesha që të mos ja prishje bukurinë e vjershave të saja duke i postuar në blog pa “ë” dhe “ç”.
    Nëse je Arlinda dhe i shkruan pa “ë” dhe “ç”, nëse na bije rasti të takohemi ndonjëherë, nicku Flokënaja do të të mbetet vetëm një kujtim i së shkuarës… sepse do të të bëj tullac duke ti shkulur flokët nga inati🙂 që nuk ke respekt për punën tënde dhe i paraqet punimet e tua kështu.

    P.s: Këtë koment do ta ruaj si shabllon për ta vendosur në çdo postim tëndin , sa herë që të shikoj që nuk kujdesesh edhe për paraqitjen grafike🙂

  4. flokenaja Says:

    mooossss, vetem floket jo….
    parukierja ime ka marre tmerr nga une, se me dhembin shume floket…
    kur meson ndonje praktikante te re, i permend emrin tim… si gogol, i thote liro doren se ka kliente si ajo qe u dhembin floket…


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: