Në pëllëmbë…

29 September, 2008

windblom2.jpg

Në pëllëmbën e dorës sime,
dremit shtëpiz’ e vjetër…
 
porta me kangjellat e spërdredhura,
veranda me ullukët e ndryshkur, të shiut,
dritarja me saksitë e luleve;
karafilat delikatë, e begonet e harbuara,
që aq të pacipa flirtojnë me diellin…
 
Në pëllëmbën e dorës sime,
nanuritet ëmbël, puthja e gjyshes, ditën e parë, të shkollës,
një “puj- puj” që të mos më “hanë me sy”,
po aq e çuditshme dhe e ngjashme
me gjithë “puj-puj”-et e plakave të jugut,
pastaj një shpupuritje shpërfillshëm, bukleve të mia,
të cilat vetëm ca çaste më parë,
ime më m’i ka krehur, me aq kujdes…
 
Në pëllëmben e dorës sime,
dhëmb putra e vrarë, e qenit tim, të mirë,
ndërsa “angullijmë” të dy, e regetijmë frymë, mbi të,
per të lehtësuar dhimbjen…
 
Në pëllëmbën e dorës sime,
hedhur shkujdesur, rexhipet’ i parë,
kurrizi paksa i përkulur, drojtur,
dhe vështrimi, ndryshe, i shokut të bankës…
…rimeli i varur, pendueshëm, ndër qerpikë,
(sa për provë),
dhe vështrimi qortues i “zysh kimisë”…
 
Në pëllëmbën e dorës sime,
përlotur, naive, dashuria që humba, përpara se ta kisha,
veshtrimi turbullues i të panjohurit
që kurrë nuk i mësova emrin,
dhe një degëz e thërmuar mimoze,
futur tinëz në xhepin e përparëses sime,
varur ne qoshk të palestrës sportive…
 
Flenë të gjithë,
i gjithë rruzulli im, fle aty…
pulsojnë në pëllembë, dritë të mekur, kujtimesh,
ndërsa fiken e ndizen,
njëlloj si dikur, xixëllonjat, në grushtin tim, të vogël
muzgjeve të puhizta të pranverës…
 
Po më mbyllen sytë…
dhe pak… dhe unë… do nis të pulsoj si ata…
 
Oh, mos më lini të fle…
nuk më kujtohet nëse e kam vënë alarmin e zgjimit…

@Arlinda G.

Advertisements

4 Responses to “Në pëllëmbë…”

  1. J. Says:

    Nice. 🙂
    Ndajmë të njëjtin pasion për t’i “lidhur” shkrimet me foto.

  2. flokenaja Says:

    Flm Julius!

  3. eni Says:

    kane lezet shkrimet me foto.i japin me shume jete shkrimit.Flokenaje perhere ndahem e kenaqur nga blogu yt..

  4. xhenius Says:

    Në pëllëmbën e dorës sime,
    përlotur, naive, dashuria që humba, përpara se ta kisha,

    elegante poezia dhe fotoja!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: