Veshur me diell …

23 October, 2008

superstock_1557r-297682.jpg

 Ajo pret…
e kurmtë,
pas qelqit të dritares…
pret… të vishet me diell të bardhë…
 
Perdet transparente,
nën valsin nazik, të puhizës mendjelehtë,
i lëmojnë butësisht, shpinën e zbuluar…
 
ndërsa qelqi i veshur i dritares, kriset nga padurimi i përqafimit…
e ëndrat e qumështa,
ngërthyer pas ujvarës së heshtur, të flokëve,
i rrëshkasin, të rruazta, nëpër lëkurë…
 
Ajo pret…
e bulztë,
njeriun, të cilit i konturoi buzët,
i hijëzoi mollëzat,
e i ndërtoi buzëqeshjen…
 
njeriun, të cilit i stiloi modelin e flokëve,
e ngjyrën, ia kombinoi me xhaketën e vjeshtës…
 
Ajo pret…
nuk lodhet së prituri,
njeriun që nuk di, se në cilën nga jetët e saj, ekziston…
 
Por pret… vetëm pret…
e kurmtë,
e bulztë,
e frymtë,
pas qelqit të krisur, të dritares,
mbështjellë në çarçafin e ëndrave…
 
…pret… të vishet me diell të bardhë…
 

@Arlinda.G

 

15 Responses to “Veshur me diell …”

  1. J. Says:

    Tunduese kjo fotoja Flok, të jap të drejtë që e ke bërë poezi.😀

    Hej… kam një ide në mendje… po sikur të zgjedhim për javë nga një foto për ta shndërruar në vargje? Pak a shumë si te fik.neti. Si thua?

  2. flokenaja Says:

    Edhe mua me ka shkuar ne mendje kjo gje… 🙂
    Une per shkak te nje fotoje te nje bebi te vogel, te cilin as qe e kam pare ndonjehere ne realitet, kam shkruar nje liber te tere 🙂

  3. J. Says:

    Si thua, si do e lëmë? Fillo nga kjo e Hënë me një foto po deshe. Dhe pastaj e kalojmë nga blogu në blog. (nëse do ketë dhe të tjerë që kanë qejf të marrin pjesë).
    Kështu e kam dhe unë me fotot. Aq sa më kishte pyetur njëherë “E paditur” për mënyrën si i zgjedh.😀

  4. flokenaja Says:

    🙂
    une zgjedh foton kalimin nga blogu ne blog beje ti🙂

  5. J. Says:

    Ej, Floku shiko si e mendoj unë: Dikush në blog të postojë një foto. Me shpjegimin përkatës. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të shkruajnë për atë foto. Qoftë prozë ose poezi.

    Pastaj dikush tjetër të postojë foto dhe të tjerët te blogu i tij/saj. Edhe të gjithë të tjerët do marrin pjesë tek ai/ajo që ka “rradhën”

    Me një fjalë, marrin pjesë sa më shumë edhe blogje, edhe anëtarë. Kapish?

  6. xhenius Says:

    …dhe ndersa presim e enderrojme,jeta e perditshme na rremben pa asnje lidhje
    me ate qe duam….te jete vetem kjo foto qe te frymezon kaq shume apo ka dhe diçka personale qe,natyrisht duke qene e tille,s’do ma thuash :-))
    tejet e ndjeshme,komplimenti!

    P.S. ç’far dmth vlasin?

  7. flokenaja Says:

    Xhen, nuk ka asgje personale kjo poezi, personalisht jam kategorikisht, kundra pritjes, por nuk e mohoj qe pritja ka shume poetike ne vetvete…🙂 ne kete menyre kjo foto me beri te shkruaj ca rreshta… por ky nuk eshte stili im, kur shkruaj nuk jam kaq e bute…
    besoj se me ke lexuar ne proze… te nerracioni dhe absurdi e gjej veten mire… edhe ne rastet kur duhet te shkruaj per nje ngjarje romantike, diku, instiktivisht, patjeter qe do nxjerre krye ironia…

    vlsin = valsin( me hengert mortja, e paskam shtypur gabim)🙂

    Jul varet se cfar blogjesh 🙂


  8. Flokenaja!Me qe erdhe dhe nuk me gjete,ja tek te gjeta une.Se pari,te faleminderit qe hyre tek blogu.Per te lene shenim,kliko tek “Doni te dini per mua”apo dhe tek ndonje tjeter.Sidoqofte,u befasova me keto gjysem nudot dhe,mbi te gjitha,poezine:sa e brishte dhe fine!Jam emocionuar me te vertete dhe pa komplimente te rreme,te kam zili.
    P.S.Per t’u rikhtyer tek blogu im,mos e merr si detyrim.

  9. flokenaja Says:

    Ishte kenaqesi qe e vizitova blogun tend Perparim!

    Me vjen mire qe te ka pelqyer poezia, edhe pse une nuk jam nje shkronjese e e mire e saj.

  10. perparimhysi Says:

    Siç e sheh,u ktheva prapë
    Dhe çdo gjë e shoh me nge
    Por ta dish,sa shumë”vapë”
    Paçë,nga ç’shoh,sa olele!

    Gjysëmnudot seç më thonë
    (se më kot unë nuk jam plak)
    Në “anë tjetër”,mua më çojnë
    Kur kam qenë djalë në vakt.

    Se”pllaja” që shoh prapa
    Ka”lëndinën” për matan
    Ah,-them tash,- që unë u plaka
    Po merakun,ende ,kam.

    Por më shumë qe poezia
    Ku ma tirrje fjalën lehtë
    Aq sa plasa nga zilia
    Sa dyshoj:vallë,jam poet?!

    Se gjëkund unë diell të bardhë
    (Nuk kam hasur;veç tek ti!)
    O Flokënajë!Një fat të bardhë
    Të uroj si pleqëri!

    Dhe me shkrime,të kesh fat
    (Të këshilloj:mos rri në hije!)
    Se kjo botë ka marrë përçart
    Është ndërtuar,si pak me hile.

    Të pandershmit venë zënë majat
    Ndonjëherë ,dhe në letërsi?
    Ç’shkruaj,s’hyn në thashe themnajat
    Por açik shihet me sy.

    As kurkush nuk ta shtrinë dorën
    As kurkush;(sado hiqet babaxhan)
    Do më parë që të bëjë gropën
    (jo,nga dufti nuk e kam)

    Tash,e mbylla timen vjershë
    Se më s’pjellë kjo koka ime
    Dua sukese të më kesh
    Në gjithë fushat;dhe në shkrime.
    Përparim Hysi,27 tetor 2008

  11. flokenaja Says:

    Ah Perparim, sikur ata te peshku te kishin vetem 1% te miresise tende…
    Te falenderoj shume per keshillat.
    Je njeri fisnik!

  12. ardita Says:

    Poezi e embel flok, dhe fotoja e kompleton si te tille.
    Para ca kohesh,jam frymezuar dhe une nga nje foto,ne nje teme me foto nudo tek net-i. eshte e cuditshme se si mund ta shikoj artisti foton dhe sa hapesire i jep fantazise…kjo nuk ka arsye,ka thjesht shkakun e ngacmimit te muzes. Ketu pastaj ndodh mrekullia, i jep jete fotos…..e ben te flas.

    Une jam dakort me idene e Julius,do jete shume interesante.

  13. flokenaja Says:

    Hi Mel!
    Eshte gjithmone kenaqesi, fakti qe me viziton🙂
    Meqe te pelqen ideja, ne fillim duhet te perzgjedhim blogjet qe do perfshihen.
    Deri tani jane tre🙂 une ,ti julius…

  14. pligg.com Says:

    Flokenaja | Veshur me diell ……

    Ajo pret…
    e kurmtë,
    pas qelqit të dritares…
    pret… të vishet me diell të bardhë……


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: