NË ATDHEUN E KOKETAVE… (manual)

12 November, 2008

Nëse doni të shihni me sytë tuaj, progresin dhe evolimin postmodern ndër vite, të biznesit shqiptar, mos u përpiqni ta zbuloni atë duke dëgjuar e parë reklamat, jo rrallëherë; të rëndomta e fare pa fantazi në konceptim, që përfaqësojnë produktet e tyre gjithkund, nëper afishe të stërmëdha, mbi fasada pallatesh të munduara nga tymi e pluhuri, nëpër autobuza shkatarraqë, nëpër televizione etj., etj.

Për t’i kuptuar të gjitha këto, ju mundeni, fare mirë, t’i kurseni vetes kohë, duke shfletuar gazetën; “Çelesi”.

Diku andej, nga mesi i faqeve të gazetës, qëndrojnë të afishuara ato… të bekuarat, lajmërime për punë. Mjafton të ndalni pakëz sytë atje dhe ju mund të lexoni gjëra nga më të pabesueshmet, xhavahire shqiptare, të servirura, fare pa truk, në sfondin e verdhë të kësaj gazete kaq shpresëdhënese.

Për fat të mirë, vajzat e gazetës në fjalë, të cilat kanë kontaktin e parë me formuluesit e këtyre lajmërimeve, nuk e mundojnë fare trurin për redaktimin e tyre, ato i shkruajnë këto lajmërime; shqeto, ashtu siç i dëgjojnë nga të interesuarit; në telefon apo ne menyrë të drejtpërdrejtë. Kështu, që nga mënyra se si është formuluar lajmërimi, ti mund të kuptosh shumë lehtë, gjendjen e emocionale të formuluesit, euforinë se sa i ka ecur atij së fundmi, apo cili ka qenë libri i fundit që ka lexuar, ( natyrisht, nëse ka lexuar ndonjëherë, ndonjë të tillë në jetën e tij, përveç menusë së restorantit ), etj., etj.

Kushti i parë, i cili sundon në masë, thuajse në gjithë lajmërimet, është fjalia ekzistenciale; të jetë e paraqitshme. Ky kusht kaq i rëndësishem e thelbësor për mbarëvajtjen e një biznesi ( !! ), i sfumon bindshëm të gjithë kushtet e tjera, si p.sh.eksperiencën në punë të tjera, kjo e fundit qëndron si kusht vetëm në nja dy prej tyre, natyrisht, renditur sfumueshëm pas kushtit; të jetë e paraqitshme, ndërsa profesionalizmin dhe seriozitetin në punë, vështirë se do ta hasni si kusht në ndonjë nga këto lajmërime…

Në këtë mori të pafund xhevahiresh shqiptare, ato që mund ta quajnë betejën zyrtarisht të humbur, ende pa e filluar, janë pikërisht gratë me fëmijë.. Të kesh femijë, veçanërisht, femijë të vegjël, është një handikap i pandreqshëm për formuluesit e lajmërimeve.

Por gjeja që më ka bërë të shqyej sytë nga habia, ka qenë një lajmërim të cilin nuk dita ku ta kategorizoja, në të, kushti i parë që kërkohej nga e punësuara e ardhshme, ishte; të qe e gjatë; 1m.75cm, madje në lajmërim thuhej se ajo duhej të qe edhe elegante, mungonte atje, vetëm numri i këmbës… Një çast mendova mos ishte vendosur gabimisht në atë rubrikë. Fare mirë, ai lajmërim mund t’i përkiste njoftimit për ndonjë konkurs bukurie, apo rubrikës; djemtë kërkojnë vajza…. Por jo… lexova më poshtë dhe kuptova që isha gabuar, më poshte sqarohej edhe pozicioni i punes që supozohej të kryente e punësuara e ardhshme.

Kujdes!

Në mënyrë që të jeni sa më të suksesshme gjatë një intervistë pune në Shqipëri, ju duhet të vishni dekoltenë më të guximshme të mundur, të pispilloseni sikur do shkoni në ballo, dhe mundesisht, apo më mirë le te themi kryesisht, të pulisni sytë, ashtu si “pafajshëm”, e të flisni me fjalë e gjeste prej kokete, teksa duhet, detyrimisht të qeshni si të keni dëgjuar batutën e shekullit, me ndonjë batutë të trashë e të pavend, të intervistuesit.

Vetëm kështu ju mund ta fitoni vendin e punës

Ah po, për pak harova, gjatë intervistës ju nuk duhet të fusni ne ligjëratën tuaj asnjë fjalë, të ashtuquajtur; të vështirë, për t’u thithur nga mendja e intervistuesit, nëse e bëni këtë, intervistuesi, thjesht do të rrudhë ballin, do ngrejë pak cepin e vetullës dhe do t’iu pyesë me siklet apo me ironi, sipas rastit ( gjithmonë pa i mbivlerësuar mundësitë e tij për të bërë ironi ) se si përkthehet ajo fjalë.

Në rastin më të keq, ai nuk do t’iu pyesë fare, por thjesht, do t’iu skualifikojë nga gara.

E kështu, falë këtij trendy-zmi të pashoq, përditë e më shumë, janë duke u shtuar lavdishëm, femrat që dinë ta ushtrojnë, zotësisht, profesionin e koketërisë, ( dhe, të paktën në këtë gjë, ato janë profesioniste të vërteta ), se… tek e fundit, ketë profesion dikton tregu.

Kushtet apo modelet për të qenë një njeri i suksesshëm në Shqipëri, tashmë janë percaktuar qartë, ato diktojnë bindshëm gjithkund, janë vetëm dy; nese je tip“i fortë”, quhesh nje mashkull i suksesshem, ndërsa, je femër e suksesshme, nëse e ushtron profesionalisht koketërinë.

Nëse ju, i takoni një kategorie tjetër, të dashur lexues, çfarëdolloj modeli tjetër t’i përkisni, dijeni se do t’iu duhet të luftoni shumë… në këtë; tonin, të shtrenjtin, atdheun e dashur.

©Arlinda G.

4 Responses to “NË ATDHEUN E KOKETAVE… (manual)”

  1. xhenius Says:

    e kuptoj mjaft mire shqetesimin tend madje me vjen per te qeshur(qare) se sa kane ndryshuar kerkesat ne forme,se ne permbajtje jane po ato,bej paralalizem me eksperiencen time ku,per shkak te biografise me ishin mbyllur te gjitha portat,ndersa sot duhet te jesh prezentabel.Eshte shock i vertete per nje te ri te pregatitur te skarcohet keshtu dhe,per mediokritetin qe atje mbreteron e po ze rrenje mire kjo s’me çudit por,mjerisht ndodh edhe ketu ku jam une, te pakten deri tek komesat e dyqaneve,per me lart nuk e di por mgjt Italia shquhet per largimin e “trurit”. Pazienza cara,è la virtù dei grandi. te uroj sinqerisht sistemim te shpejte!

  2. flokenaja Says:

    Hi xhenius, me beso kur pash ate lajmerim te formuluar ne ate menyre e hodha gazeten tutje, (ne fakt une jam 1.75 e gjate🙂 po eshte tejet poshterues fakti qe ndersa ti shkon te te testojne per aftesite dhe ata te vene metrin per te te matur…
    Tragjikomedi shqiptare…

  3. xhenius Says:

    e paskemi njesoj gjatesine e dashur por,ja qe s’maftoka ha,ha e mos e harro ate shprehje te bukur te italianeve”si chiude una porta,e si apre un portone”ciao!

  4. flokenaja Says:

    Eshte pakez e nderlikuar kjo pune xhenius, se shume femra e kalojne si padashur ate kufi, ose ndoshta nuk e kane patur ndonjehere te qarte kufirin…

    Per mua nuk ka rruge te ndermjetme; o je, o nuk je kokete…

    Pastaj ka plot femra te bukura qe nuk pranojne te sillen si koketa, ashtu sic ka te shemtuara, te cilave per te mbijetuar u duhet ta kultivojne nga halli kete profesion…

    Gjithsesi se mu duk se u keqkuptua nga disa andej nga peshku; une jam shume e kenaqur me kete qe me ka falur zoti🙂

    Te pershendes xhenius!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: