Triko e vjetër

23 November, 2008

istock_000001530511medium.jpg

 Triko e vjetërth… e ç’ngjyrosur… e ngrënë mbi brryl,
dremit në sirtar, shtriqur nën sythet e shqepur…
 
Dikur, ime më ulur pranë sobës,
e thurri për mua, me një nur të paqtë,
rënë ndër faqet e përskuqura…
ndërsa atje pranë,
një tenxhere e vogël, turfullonte zhurmëmadhe,
e shpërndante gjithandej, aromë të ngrohtë, shtëpie…
 
Mbi shtizat e florinjta, ajo kapërtheu thilèzat e ngjeshura,
si themele të forta… të sigurta,
mbi të cilat,
do ngrinte muret e ëndrave,
“për vogëlushen me bukle të diellta, mbi ballë”,
duke mërmëritur ndër buzë,
si lutje të vagullt, të njëjtën melodi të panjohur,
që unë, asnjëherë nuk e mësova ku e kishte dëgjuar…
 
Sepse nënat, endin ndër buzë, të njëjtën melodi,
kur thurrin me shtiza… sythet e ëndrave për bijtë…
hartëzën e fatit, të pëllëmbëve të njoma, skicuar mbi akrelik,
me dy gërshetëza nazike, harkuar kujdesshëm,
që luajnë lozonjare, e ndërpriten gëzueshëm,
të bukura, të hareshme, si të gjitha fëmijëritë…
 
Oh… sa i ftohtë… kërcëllitës… e armiqësor,
muzgu modern, i këtëj qyteti, sonte…
 
nën vezullime të metalta, dritash,
e pulitje te akullta, qerpikësh, njerëzish-robotë…
ku unë vazhdoj të jem;
“vogëlushja e saj, me vështrim të pambrojtur”,
 
që sonte kam nevojë, kaq dëshpërimisht,
të mbulohem me jakën e saj, të pasofistikuar, “punim orizi”…
 
©Arlinda G.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  
 
 
 
 
 

4 Responses to “Triko e vjetër”

  1. xhenius Says:

    ……..
    që luajnë lozonjare, e ndërpriten gëzueshëm,
    të bukura, të hareshme, si të gjitha fëmijëritë…
    —————-
    Arlinda,perla ke nxjerre nga gershetat e prere!
    mqs sot ketu prane dritares time “pishesez i jane zbardhur qerpiket” po te pershendes me 2 vargje qe me kujtojne prof. tim te italishtes
    …tu,cadi fitta
    e nessun’ti sente,
    imagine del silenzio tu sei
    ed io ,per contemplarti
    un gran’silenzio intorno a me
    vorrei….ciao,sei grande!

  2. flokenaja Says:

    Faleminderit Xhenius !

    Ky i ftohti i menjehershem me ktheu ne femijeri.

    Te falenderoj qe me viziton

    A.

  3. edisa Says:

    kerkoj triko me shtiza te vjetetra

  4. flokenaja Says:

    ku i kerkon moj shoqe, nuk jemi dyqan neve🙂


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: