Mbi oxhak

15 December, 2008

womans-feet-at-sunset-maldives-islands-photographic-print-c11864208.jpeg

Hije të bardha… të hajthme,
shpleksin  flokët, si shtjella mëndafshi,
mbi oxhak…
 
Mozaikë shputash, vizatojnë kembëzbathur,
tek vallëzojnë mbi hirjanën që butësisht, fjollëzon vatrën…
 
ndërsa buzët pa ngjyrë, i mbështesin drithërueshëm,
mbi thëngjijtë që tresin ankueshëm, grahmat e fundit…
 
Qelqet e dritares, veshin sytë me frymën e tyre të bardhë,
kurse tik- taku i rëndë i sahatit të vjetër, mbi mur,
qëndron i pezullt, në ajrin e mpikur…
 
Kohët, nuk numërojnë më,
shtegëtimin e tyre, të ngutur… përtej perdeve sqimëtare, thurrur me grep…
 
Tani,
jam vajza e vogël me flutura mbi fustan,
e kordele të kuqe në krrela,
që kolovitem mendueshëm mbi kolovajzë…
 
Diku… më tej…
jam sërish unë,
e rritura, mbështjellë në mëndafsh,
që kryqëzon duart mbi kraharor,
dhe vështron përhumbur, vallen e hijeve…
 
Kohët janë ngërthyer djallëzisht,
kryqëzuar mistershëm, brenda kornizave të katrorta, të qelqeve,
 
njëlloj si duart mbi kraharorin e së rriturës…
njëlloj si fjongot në rripat e fustanit të së voglës…
 
ndërsa të dyja,
sëmbueshëm, mbështjellin ndër krahe njëra – tjetrën,
…te mardhura…
 
© Arlinda G.
 
 
 

2 Responses to “Mbi oxhak”

  1. xhenius Says:

    tejet e ndjeshme flok! vjen nje dite ku ç’do gje qe na dukej kaq e bukur,e shumngjyrshme,e ngrohte,e madhe etj krejt papritur te transformohet ne gri.e ftohte, e vogel…dhe nje i mençur qe s’ia kujtoj emrin ka thene.”mjer’ ai qe s’i ka ardhur kjo dite”.

  2. flokenaja Says:

    Faleminderit xhenius, me vjen mire qe nuk haron te me vizitosh, faleminderit vertet…

    Te pershendes!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: