Një ngastër me diell…

1 February, 2009

superstock_1569r-87013.jpg

Nëna ime,
ka një recetë për lumturinë…
 
më flet për të,
me duart e zbardhura,
zhytur, në brumin që mbrujt në tepsi…
 
Ajo shton kursyeshëm;
pak ujë… pak miell…
…çdo gjë me masë…
 
E shtriq brumin kujdesshëm në tepsi,
pastaj e ndan në ngastra…
 
një copë… për ëndrat…
një… për fitoret…
një tjetër…. për humbjet…
 
nëna vizaton me pirun,
nga një diell të vogël, për çdo ngastër…
 
e fut tepsinë në furrë,
pastaj kthehet rrëmbimthi nga unë,
…më urdhëron, prerë;
të ndjek recetën e saj me çdo kusht…
 
recetën… që ka shpikur për lumturinë time…
 
Nëna ime,
sot e ka mbrujtur atë…
… në ngastra të vogla… me nga një diell përsipër…
 
© Arlinda G.
 
 
 

12 Responses to “Një ngastër me diell…”

  1. xhenius Says:

    ja pra Flok sa pak u dashka per te qene e lumtur,pak miell e pak uje….
    lum nena qe te ka!


  2. nuk solle ketu thjesht nje poezi. solle nje lule gjithe arome dhe ngjyra nga lendinat e shpirtit tend, qe te na zbukuroje ditet e te na beje te harrohemi. Dhe duket qe ne shpirtin tend, pranvera eshte ulur kembekryq…

    uroj te jesh sa me mire!

  3. flokenaja Says:

    Hi xhenius !

    Gjithe sekreti eshte te gjesh masen e duhur…

    Hi Art!
    Edhe une te njejten gje uroj per ty, faleminderit qe me viziton…

  4. eni Says:

    oh sa e ngrohte.
    flm per kete poezi te bukur

  5. flokenaja Says:

    Eni, faleminderit ty qe me lexon !

  6. Krasta Krau Says:

    Fantastike.. pa rrena keto jane vargje te mrekullueshme

  7. flokenaja Says:

    Te falenderoj shume krasta !
    Je i mirepritur ne blogun tim.

    Arlinda

  8. nexhi Says:

    Kenaqesi ta lexoja kete pjese flok🙂
    te lumte dora

  9. flokenaja Says:

    Faleminderit nexh, dhe mireushfaqe ketej nga nahija ime.
    🙂

  10. Arza Says:

    Poezi e bukur… sekreti lumturise-Lumturou me ato qe ke .

  11. kontakt Says:

    Keni vargje te arrira! Nuk po perqendrohem vetem ne kete,por per gjithe c’ka lecita ne blag-un tuaj…

  12. flokenaja Says:

    Ju falenderoj shumë për “lëçitjen”🙂


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: