Minuta kryeqytetase

28 March, 2009

streetscape_4776f0f0bea8c1.jpg

Këh-Këh…
Pas shpatullave të saj, kollet mekur,
i panjohuri me jakën e palltos ngritur shkujdesur…
ecjaket padurimtaz,
në pritje të dritës së gjelbërt të semaforit…
ndërsa mbi flokët e saj shpështjellë prej kapëses,
rrëzohet kursyer ndriçimi snob i neonëve,
… që hijëzon mëdyshas… mjekrën e tij, të lodhur…
 
Këh-Këh
Thëllim i nëmur, kryeqytetas,
mbërthen gozhdë të shtrembëruara në kyçe…
e një xham fuoristrade,
i sapopastruar prej një ciganeje,
rrezëllin mëdyshas, siluetat e tyre të zbehta…
 
Këh-Këh…
Të dy i çikin vështrimet, frikur,
nëpër SOS-in klithës, të vijave të bardha,
e po aq frikur… i largojnë…
 
Këh-Këh-Këh….
E gjelbërta… vonon…
nën një semafor që çmendet ngjyrash…
ndërsa këmbanat e katedrales, kollitin përtuar,
ca minuta-blice… nga jetët e dy të panjohurve…
 
© Arlinda G.
 
Advertisements

[kml_flashembed movie="http://www.youtube.com/v/XBOg8445zxM" width="425" height="350" wmode="transparent" /]

Bust gruaje

2 March, 2009

31751.jpg

Një bust gruaje, barit humbshëm, rrugëve të ftohura…
përndritje e butë Monalize, i bulëzon kurmin pafajësisht,
gërsheta diellorë Artemise, i kacavirrin supet,
të linjta djallëzore Bovarie i miklojnë kërcinjtë …
 
Të derdhura… e njeheraz; të allçinjta,
gjymtyrët e saj zhvendosen pendueshëm,
mbështjellë me veshtrime plot triumf,
meshkujsh që e patën,
e me të tjera… vështrime idhnakësh,
të atyre që kurrë s’mundën ta kenë…
 
Në vend të kafkës… ka të gdhendur një kupë…
Ajo është një bust pa kokë,
një trofe… që barit me shputa të plumbëta, rrugëve të ftohura,
nën vështrime ngadhnjyesish… e humbësish idhnakë,
meshkujsh që e patën… e të tjerëve që s’mundën ta kenë
 
të gatshëm… të gjithë…. ta mbërthejnë në të parin raft, të dukshëm…
© Arlinda G.