Vjeshtë

10 September, 2009

ist2_6679224-autumn-color-on-the-roof1.jpg

U këput e ra mbi tjegulla gjethja e parë…
mullaga budallaqe në parvaz,
ngriti supet pa ditur,
pastaj vazhdoi t’i sy-syqeshë dritës…
( ajo është një mullagë moderne,
shumë-stinëshe,
nuk di ç’është vjeshta…)
 
U këput e ra mbi tjegulla gjethja e parë…
murgesha në oborrin e kishës,
tri herë bëri kryqin,
pasi mbaroi se potisuri kopështin,
e së mbjelli fidanët e rinj…
 
U këput e ra mbi tjegulla gjethja e parë…
far i vjetër në plazhin e braktisur,
vazhdon t’i bëjë udhë yllit tim,
nëse ai një natë ( atë të shën Lorencos )
dorëzohet,
këputet e bie,
e kërkon çatinë e shtëpisë sime për t’u mbështetur…
 
U këput e ra mbi tjegulla gjethja e parë…
Unë,
përplasem me kalimtarët,
dhe u sy-qesh,
si një mullagë budallaqe…
 
© Arlinda G.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: