Pakt

15 October, 2009

aa008666.jpg

Ne flasim për motin,
ekspresin e mëngjesit…

shtojmë pak politikë,
sa për të trembur metaforat dhe retiçencat,
që flatrojnë turbulltaz nëpër fjalë…

pastaj heshtim…

unë gjithmonë shtirem se nuk i dëgjoj,
ato goditje të mbytura,
që të shurdhohen brenda kraharorit…

e ti, asnjëherë nuk më thua,
që aty,
brenda një poezie,
je duke më mbytur, e dashur, njëherazi…

kuptohemi kaq mirë, në heshtje ne të dy,
ndërsa vrasim ditët nga pak,
nën këte pakt të pashkruar…


Ne flasim… për motin,
trenat e humbur,
gështenjat e pjekura…

shtojme pak politikë,
sa per të zh’bërë ngrohtësinë e pasofistikuar të frymëve,
që veshin suprinën e akullt, të xhamit…

Pastaj heshtim…

e ashtu heshturazi,
une kam kaq frikë të të mbështes kokën në krahor,
e të mësoj ç’shkruan për mua atje brenda…

© Arlinda G.

21 Responses to “Pakt”

  1. eni Says:

    me pelqen shume

  2. flokenaja Says:

    edhe mua en’ 🙂

  3. Arza Says:

    E mrekullushme .

  4. flokenaja Says:

    Hi arza 🙂

  5. Kamomila Says:

    Me pelqeu poezia.

    Pergezime…. 🙂

  6. flokenaja Says:

    Miresevjen kamomila ! 🙂

  7. xhenius Says:

    femerore,bukur, ciao!

  8. flokenaja Says:

    ciaoooo

  9. sirena e shpirtrave Says:

    pergezime e dashur…vertet e bukur….eshte e disata here qe e lexoj…kam ‘ngecur’ ketu :)…

  10. flokenaja Says:

    edhe une “kam ngecur”, nder te rrallat poezi te miat qe arrij ta mbaj mend permendesh 🙂

  11. peshperitesi Says:

    2-3-1-3-4-3 / 3-3-1-3
    Vargezim komplet palidhje ; fantastike dmth 🙂

  12. flokenaja Says:

    spara prato, ti e di qe ketu mund te thuash cfaredolloj gjeje qe mund te te vije nder mend, nuk kam censure une 🙂

  13. peshperitesi Says:

    Jo une ca kisha per te thene e thashe 😀

    Mirepo nuk e kisha me ironi. Une e kam inat poezine me forme te rregullt ( rime, vargezim, metrik ). Kuptohet qe me perjashtime, mirepo ne pergjithesi me duken si “9-kacet” e Enverit ; te njesojta dhe shume katrore. Mua edhe buka kur e blej nuk me pelqen e rregullt, ndaj e kafshoj rruges ( ne fakt vetem kur eshte e ngrohte 😛 )

  14. flokenaja Says:

    njesoj dhe une… nuk shkruaj dot me rregulla 🙂 do me dukej matematike nese do e beja… dhe ne matematike nuk kam qene mire hic… tere jeten e kam patur kompleks qe nuk ma priste ne matematike : D

  15. sirena e shpirtrave Says:

    Flo…edhe pse kam “ngecur” pres te lexoj prej teje.
    Me bie rruga shpesh ketej nga ti dhe …”sme ke shkruar me”….
    Te pershendes e dashur 🙂

  16. flokenaja Says:

    Te pershendes dhe une sirene e dashur, po ti me kap kur jam ne situata te turbullta, telashe e dashur… “dhe telashet nuk kane te sosur” ka qene nje film me virna liz dikur 🙂

  17. sirena e shpirtrave Says:

    Ha, perfekte. Pikerisht momenti i duhur per te nxjerre me te miren e vetes… 😀

  18. Zana Says:

    Mire dita Flo…Ah sikur vertet te ndodhe qe dikush te ndjeje e perceptoje ndjenjat e vetea e te tjetrit me kaq elegance e sqime…prandaj poezia jote eshte e rralle…Si nje diçka qe e gjen ne dyanet e mrekullueshme te antikuareve ne Via Condoti…Gjenite u bene te tille kur sfiduan rregullat…..Rregulli per mendimin tim vret frymezimin,limiton mundesine e shprehjes…..Rregullat nuk respektojne l’indole naturale te njeriut…poshte rregullat 🙂

  19. flokenaja Says:

    Mirdita Zane! Ti me perkedhel… do ta fus ne kornize kete koment! 🙂


  20. Do you people have a facebook fan page? I looked for one on twitter but could not discover one, I would really like to become a fan!

  21. unica Says:

    wow, se kisha vizituar me pare kete faqe. me duket do mbetem gjate ketu. dmth. kjo eshte e sigurt. do mbes ketu. fantazi! kisha kohe qe sperhumbesha ne lexim. falemnderit.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: