Sumbulla

2 December, 2009

 191c008f.jpg

Një ditë, ti do të duash të ikësh,
e unë do të kuptoj, sigurisht,
( ndonjëherë dhe unë dua t’ia mbath nga unë…)
 
pastaj do vijë një ditë e zakonshme,
e ftohtë, me shi, dhe pa poetikë,
si kjo e sotmja,
ku ti do më shpjegohesh
se vetëm sa të ra rruga këtej…
 
unë do t’ul sytë mbi pllakat e trotuarit,
e do gëlltitem lehtaz…
kur një currilëz e mekur,
do fillojë të pikojë prej një ulluku të ndryshkur,
mbi jakën e palltos tënde,
e që andej,
do përplas stërkala të sumbullta në qerpikët e mi,
(që do rraskapiten ankthshëm,
të friguara, se mos rrëzohen mbi mollëza…)
 
pastaj, të dy do gjejmë një strehë aty pranë,
ku ti do me pyesësh,
e pyesësh,
e pyesësh…
pa qenë i interesuar të dëgjosh përgjigjet e mia…
 
(dhe unë do të kuptoj, sigurisht,
ndonjëherë, as unë nuk dua t’i dëgjoj ato)
 
dhe do t’ikësh,
pa haruar të theksosh për të fundit herë,
ftohtësirën  vrastare që do mbjellësh në stomak;
“vetëm sa më ra rruga këtej”…
 
e unë do mbetem aty,
me sytë ngulur mbi pllakat e plasaritura, të trotuarit,
me shuallin e këpucës që do fillojë të fusë ujë,
e me sumbullat në sy…
 
ndërsa tej,
atje… në trotuarin tjetër,
një mace rrugësh, e bërë qull,
do jetë duke kërcitur dhëmbët nga të ftohtët…
 
© Arlinda G.

9 Responses to “Sumbulla”

  1. peshperitesi Says:

    Me kete poezi qe i kushtuar “atij”, vetem nqs eshte i lojtur mund te iki😛
    Bukur bukur🙂

  2. flokenaja Says:

    Hi Prato🙂
    te falenderoj
    por nuk eshte poezi gjithperfshirese😀

  3. peshperitesi Says:

    Jo mi s’thashe gjitheperfshirese une, dyperfshirese. Macokun po e konsideroj si nje personazh mistik ireal😛

  4. flokenaja Says:

    hahahahahahahaahhahahahahaahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaa
    te marrte e mira te marrte… sa qesha…

  5. Arza Says:

    Sumbulla…e mrekullushme kjo poezi malli qe aq bukur sperkat ate ndjenj ne ate rrug ate udhetim te Shpirtit …ku pse jo poeti ashtu “si padashur” Somnambul jo rastesisht aty kalon, mbi ate trotuare e rastesisht prek perkedhel at’kotele duke ndjer ate ngrohtesi aq te bute si mendafsh, pa te cilen poezia e jetes do t’mbytej prej shiut ‘ te Trishtimit .
    Suxsese suxsese Flo…ishte nji kenaqsi e vecant te lexoja ket poezi qe ka brenda aq mall e ndjenj .Pershendetje.

  6. flokenaja Says:

    pershendetje arza!

  7. Luigj Shkodrani Says:

    Arlinda pranoni pershendetjet e mija.Me terhoqi kjo faqe.Eshte hera e pare qe po e vizitoj.Takova rastesisht ne te.Te pergezoj per poezite tuaja te bukura ne kete faqe.Do ju kerkoja leje nese disa nga poezite tuaja ti hidhja ne faqen “Shqip.dk”,meqe aty jam redaktori i lajmeve,por kam dhe rubrika te vecanta per poezine qe e hedh cdo dite nga nje te tille,por dhe nje rubrike tregimi.Nese nuk deshiroj qe poezite tuaja ti hedh ,nuk prish pune fare.
    Gjithsesi te uroj dhe te pergezoj per krijimtarine tuaj.
    Te uroj sa me shume suksese.

    Me respekt

    Luigj Shkodrani

    Danimarke

  8. flokenaja Says:

    Faleminderit Luigj per vleresimet.
    Ke lejen time, mund t’i marresh, vetem mos merr ndonje poezi te dobet🙂
    A.

  9. Irma Says:

    Sa poezi e ndjerë…


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: