Retinë

18 March, 2010

 

Hëna somnaumbulet mbi qiejgërvishtës,
kuaj të ngrirë në dëborë,
më vështrojnë me sy të pikëlluar…
 
Ecjakem labirintheve,
t’i shpëtoj pikëllimit të tyre,
gjuhët e akullta të natës,
më lëpijnë tëmthat që therrin fort,
e jastëku i ëndrrës, më shënon mbi fytyrë,
dizenjot e tij, të shqetësuara…
 
Oh… nuk të gjej dot…
ka njëmijë drita ky qytet,
ky qytet që kurrë nuk dita ta bëj të më dojë…
njëmijë drita të çmendura,
e njëmijë suprina indiferente,
që rrezëllijnë ftohtë,
e më copëtojnë shëmbëlltyrën…
 
Lënë peng mbi qelq,
sytë e mjegulluar,
gjysmë-mollëzën; rrëzuar një qerpik,
e fijëza flokësh pafund…
 
që ti kërkon t’i ngjisesh,
si copëzat e grisura të një fotografie…
 
Oh… unë  e di,.
e vështirë t’i ndërtosh fytyrën pengut,
në mes të vitrinave…
 

Hëna somnaumbulet mbi qiejgërvishtës,
pikëllim i ngrirë në retinë,
përndjek udhëtimin tim, të pamundur,
drejt teje…
 
© Arlinda G.

10 Responses to “Retinë”

  1. Fred Gjoka Says:

    Veshtrim i çuditshem …

  2. flokenaja Says:

    pse i cuditshem?

  3. Arza Says:

    Nuk do perqendrohesha ke poezia ,(ajo qendron ne kemb ,si fotomodele ,por komplekse ne vet rrjedhshmerine e asaj qe shpesh poezia moderne kerkon)qe ne vetvehte nuk ja arrin ne kompleksin e saj, te dal mbi Vizionin e talentin qe poeti/poetja premton ne te ardhmen , qe me pak fjal do te thote se kemi te bejme me nji Poete mjaft te talentuar e cila do duhej ti bente prurjet e saj me te kuptushme per lexusin e thjeshte ,e vargjet me kompakt e te lidhur me njeri – tjetrin .Perndryshe te tilla poezi do t’i kuptonin po me aq veshtiresi edhe vet poetet .Suxsese .

  4. flokenaja Says:

    🙂 arza, une nuk shkruaj me qellimin ne vetvete per t’u kuptuar e pelqyer prej lexuesit… eshte humane qe ai edhe te mos me kuptoje ndonjehere… ndonjehere apo me te shumten e kohes… kjo eshte ceshtja 😀

  5. Arza Says:

    floknaja, nuk kam me te voglin dyshim ne ate qe ti ke ate qellim ne vetvehte ,te jesh e kuptushme e percjellesh ate mesazh ke lexusi qe ti ke ne koke,ne mendje ,ashtu si gjith poetet ,ti besh te lexushme lexusit ato qe ai nuk i “shikon” ,dakord.
    Por mendoj se,ne kto probleme perplasen gjithe poetet , kjo nuk eshte nji fenomen qe ndodh vetem me ju ,pra nuk ka asgje per tu shqetesuar do thoja un ,por kerkohet qe puna te jete me e arrire ne ket drejtim ,duke gjykuar personalisht se te shkruarit poezi ne mendime aq te thella ,te cilat do ta benin lexusin te mendohej po aq thell te mendoj e ti tres ato . Pra thjesht pa dashur qe komenti im te mare formen e nji nji kritiku te mirefillte (sepse nuk pretendoj me qen i till) do thoja ,qe jam shume dakort e mjaft e kuptushme qe poeti te fluturoj ne lartesin e reve drejt qiellit … por jo aq lart sa syri i lexusit mos me e arrinte .
    Ciao dhe shume suxsese Flok.

  6. flokenaja Says:

    … dhe je i mirepritur per kritika
    poezia flet per nje enderr, ose me sakte percjell ndejsite e nje endrre, nese nuk ke arritur ta kuptosh… dhe zakonisht endrrat i kane njecike te ngateruara fijet…

  7. Arza Says:

    Ah …ato fije aq te pameshirshme te asaj endre te bukur ,si guxojn …vall !

  8. enton Says:

    Per mendimin tim je me mire ne proze. Poezine e ke nje lexim te thate te ndjesive te tua, por nuk mjafton kjo. Pastaj une them se poezia “o te jete shume e bukur, dritheruese, o te mos jete fare”. Ndaj rri tek proza me mire.

    pershnetje

  9. flokenaja Says:

    …dhe une keshtu mendoj enton,
    nuk ia them fare per poezi
    pershendetje !

  10. eldi Mar Says:

    Pergezime jo vetem per kete poezi, por per te gjitha shkrimet dhe vlerat qe percillni dhe i ndani me ne lexuesit… urime dhe suksese, presim te tjera shkrime nga ju, sepse kemi nevoje te qeshim , te rreflektojme dhe te mesojme ne menyre te drejte!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: