Poezi nga Paul Eluard
26 June, 2010
E dashuruara
Ajo është në këmbë mbi qepallat e mia
Dhe flokët e saj në të mijtë
Ajo ka formën e duarve të mia,
Dhe ngjyrën e syve të mi,
Ajo humbet në hijen time
Si një gur mbi qiell.
Ajo i ka gjithmonë sytë të hapur
Dhe nuk më lë të fle.
Endrrat e saj në mes të ditës
Bëjnë diejt për të avulluar,
Më bëjnë të qesh, të qaj dhe të qesh,
Të flas pa patur asgjë për të thënë.
Ajo përkulet mbi mua
Ajo përkulet mbi mua
Me zemrën e pastërvitur
Që të shohë nëse e dua
Dhe humb plot besim në ëndrra
E nën retë e vockla të vetullave
Koka e saj dremit në pëllembët e mia
Ku jemi vallë tani, ku jemi?
Jemi një e tërë e pandarë
Të gjallë, të gjallë,
e gjallë, i gjallë.
Dhe koka ime rrëkëllehet në ëndrrat e saj.
Shënim: Do të kisha dashur të vendosja emrin e përkthyesit poshtë, por nuk e di kush është, nëse ndokush e di, është i ftuar ta thotë.