Poezi nga Paul Eluard

26 June, 2010

E dashuruara

Ajo është në këmbë mbi qepallat e mia
Dhe flokët e saj në të mijtë
Ajo ka formën e duarve të mia,
Dhe ngjyrën e syve të mi,
Ajo humbet në hijen time
Si një gur mbi qiell.

Ajo i ka gjithmonë sytë të hapur
Dhe nuk më lë të fle.
Endrrat e saj në mes të ditës
Bëjnë diejt për të avulluar,
Më bëjnë të qesh, të qaj dhe të qesh,
Të flas pa patur asgjë për të thënë.

Ajo përkulet mbi mua

Ajo përkulet mbi mua
Me zemrën e pastërvitur
Që të shohë nëse e dua
Dhe humb plot besim në ëndrra
E nën retë e vockla të vetullave
Koka e saj dremit në pëllembët e mia
Ku jemi vallë tani, ku jemi?
Jemi një e tërë e pandarë
Të gjallë, të gjallë,
e gjallë, i gjallë.
Dhe koka ime rrëkëllehet në ëndrrat e saj.

 
Fytyrën kam ngjitur në xham si roje pikëllimi
 
Fytyrën kam ngjitur në xham si roje pikëllimi
e nën mua dergjet qielli i natës
dhe në pëllëmbet e mia u shtrinë pllajat
në heshtjen e dyfishtë të horizontit.
 
Fytyrën kam ngjitur në xham si roje pikëllimi
ty të kërkoj tej sinorëve të pritjes
tej sinorëve të vetes sime
aq shumë të dua sa nuk e marr vesh
se cili mungon këtu nga ne të dy.
 

Shënim: Do të kisha dashur të vendosja emrin e përkthyesit poshtë, por nuk e di kush është, nëse ndokush e di, është i ftuar ta thotë.

3 Responses to “Poezi nga Paul Eluard”

  1. voci Says:

    pergezime per blog-un

  2. flokenaja Says:

    Faleminderit 🙂

  3. ajzberg Says:

    Ja dhe nje poezi tjeter nga une

    Duke te pare ty….

    Te kam afer…….
    Imtesisht cdo qelize
    Ne trupin tend
    Njoh
    Por nje moment
    Kujtoj,cuditerisht
    E dashur
    S’te njoh…………..


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: