Poezi nga Frederik Rreshpja-2

9 July, 2010

***

Kur ishim të vegjël
i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre.
Tani avionët janë prej duralumini,
po të tërë janë bosh.

Je ftohur nga drurët, metalet dhe retë,
lartësive të mëdha.

Këto shpikje na ndanë;
Ishim aq mirë kur qemë të vegjël,
nuk na duheshin hapësirat dhe largësitë.

Bëje një letër, po jo prej duralumini:
Kam nevojë për ty, jo për metalet.

Ushtari i vjetër

Pash fëmijët në rrugë. Të qeshur,
të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara,
ku nënat fshehin ëndrrat e tyre.

Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan,
që unë nuk kam qenë kurrë fëmijë…

 Pasqyrim

 Çdo pasqyrë e ka një statujë timen brenda.

Statujat fshihen pas amalgamës.

Ne fshihemi pas statujave.

Natë

Flenë fluturimet mbi drurë
flenë rrufetë në thellësi të reve;
Fusha ul supin te era.

Gjithkush e ka një dhembje ku të mbështesë kryet.
Gjithkush e ka një mall që vizatohet si vinjete
mbi gjumin e botës.

Por vjen ti dhe më zgjon te supi
çdo natë me rrëmbim.
Ah, s’e dija që gishtat e kujtimit
mund të shndërroheshin kështu, në thikë…

Caku

Të vdekurve u veshin këpucë të reja,
se duhet të shkelin në udhë pa krye,
mirazh shkretëtire në rendje pa fund,
pa semaforë e vija të bardha e shtylla,
pa policë trafiku e manekinë mode,
pa kalimtarë në sens të kundërt si duna,
për gjetjen e orës, adresës së saktë.
Mbi kalldrëme shtruar me gurë sizifi
trokasin shojet e ngrëna si patkoj kuajsh,
ciasin gomat si në përplasje veturash,
thyhet njëqind copash pasqyra e lustrës.

O sa këpucë të reja u shitën sivjet!

Ata shqiptojnë një fjalë ndërkombëtare,
non stop-in rraskapitës me theks modern,
në maloren si thikë, pa ndalesa biblike,
pa pemë, pa zogj lajmëtarë si dekor.

Poshtë lart majtas djathtas para mbrapa – qiell,
me engjëj merramendës, me djaj rrëshqitës,
sipas rregullave të qarkullimit të Dantes.
Shohin dyzimin e tyre mbi pluhur këpucësh
që tingëllojnë si një kor antik në boshllëk,
gjersa lëkura çahet, këmba rri zbathur.

I largët është caku të mbërrihet tek Zoti,
me labirinthin e shpresës vetvetiu hapur.
 

6 Responses to “Poezi nga Frederik Rreshpja-2”

  1. Test Says:

    test

  2. Esmeralda Says:

    Me pelqen emri i blogut🙂
    xoxoxo

  3. flokenaja Says:

    uuuu, rrofshi, rrofshi, sa jam e gezuar qe qenka gjithcka ne rregull🙂

  4. lindasaar Says:

    ,,e pasur ne shkrime kjo faqe,,me deshire dhe vemendje do ta ndjek sapo te gjej kohen time te lire,,pershendetje

  5. flokenaja Says:

    Faleminderit Linda!

  6. Sms Dashurie Says:

    Shumm poezi te bukur komplimente🙂

    Sms Dashurie


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: