Pikëllim zëdhënësesh

12 August, 2010

 (Poezi, “prozaike”, “komunitare”, “e angazhuar”)…
 
U fik edhe një ditë në pallatin në formë U-je,
me mure si letër kalk,
ku fqinjët, me flet’za karboni,
nxjerrin, si modele çentrosh,
sekretet e tjetrit…
 
Aromë tavë peshku, stërpik një dritare,
me zërin e folëses së lajmeve të mbrëmjes,
që zemërohet keqaz me baluken jo-skenografike,
teksa lexon lajmin e vdekjes së një minatori…
 
Galeria është shembur sërish
e sërish, dora shkon te baluke’pabindur…
(ah, galeria,
kjo sabotuese’ tmerrshme, skenografish)
 
Tavë peshku,
kronikë e një vdekje të lajmëruar,
dhe duel në baltë, zëdhënesesh sensuale,
që as një presje nuk dalin prej skenarit,
teksa rrëzojnë njera-tjetrën brenda lyrës së llojit…
Ajo, sërish u kthye vonë-,
thonë gratë në bordurën e parukerisë,
tek limojnë themrat e plasaritura,
të pa-shqetësuara për baluket jo-skenografike,
e natyrisht, as për vdekjen e minatorit…
 
shënjestra ka mbetur tek ajo,
fqinja e re, trokth-trembur,
që: –sonte.. kishte qarë… më duket-…
 …
U fik edhe një ditë,
nëpër qepenat që ulen me vrik,
djemtë,
do shohin ndeshjen me çehre analistësh,
ndërsa vajzat,
do t’i ndjekin me pikëllim zëdhënësesh që nuk dalin dot pej skenarit…
 
Në pallatin në formë U-je…    
U, si: –Ule automatin e pompës Sanije!
 
© Arlinda G.
 

5 Responses to “Pikëllim zëdhënësesh”

  1. Xhani Says:

    Shume bukur…

  2. flokenaja Says:

    🙂

  3. eldi Mar Says:

    Qesha shume , eshte komike dhe shume e reale:) Pergezime flokenaja:)

  4. eni Says:

    c`te shtoj e ke paraqitur realitetin aq mire , duke i shtuar kripe e piper me gjuhen tende sigurisht;)

  5. ajzberg Says:

    Interesante,pak a shume ne te tilla ambiente kalku jetojne shqiptaret,duket sikur jetojme ne nje shou alla big bradheri……………


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: