Muz’(g)

6 September, 2010

 

Ajo është aty,
mbështjellë kulpër në trokthin e tastierës,
 
flokë-ngecur ndër metafora,
lakuar përmbi retiçenca,
gjunjë-vrarë nëpër njëmbëdhjetë rrokësha,
 
psherëtin brenda kllapës… e s’ngopet me frymë,
ndërsa tej dritares, një yll i vetmuar,
luan një jazz të panjohur, ndër partitura galaksish,
 
e ai, kërkon t’i ruaj ritmin,
ashtu i humbur nëpër brinjë-tastot e saj,
që thërmohen ndër gishta,
e stërpikin dhimbtaz, si krahë të dërmuar, fluturash,
pluhur poezish…
 
Ajo është aty,
ende aty,
 
flokë-ngecur ndër metafora
stërkëmbëshur pikëpyetjesh të gërmuqura,
kruspulluar përmbi presje paranojash,
 
dhe e friguar për vdekje
se mos rrëzohet në kosh…
 

 

©Arlinda G.

Advertisements

13 Responses to “Muz’(g)”

  1. erida Says:

    shume e bukur… faleminderit per sinqeritetin, kurajon. gjej gjithmone shume jete ne rreshtat e tu

  2. flokenaja Says:

    faleminderit ty qe ke durim dhe me lexon 🙂

  3. unica Says:

    dhe ne mbetem ketu!
    lexojme, rilexojme
    marrim fryme thelle, te lehtesuar, te shtendosur, te kenaqur, te perfishre.
    ka njerez qe do ta mbajne letersine gjalle.
    FALEMNDERIT FLO!
    FALEMNDERIT VERTETE.

  4. flokenaja Says:

    Kete poezi ma ka vjedhur nje delirant andej nga peshku, sigurisht e maskoi ca te mos kuptohej, pershembull ate vargun me presje paranojash, e zevendesoi me fjalen pikecuditese, e i ndryshoi titullin, pastaj u pa ne pasqyre dhe i mbushi mendjen vetes se e kish shkruar vete, po se mos me ka vjedhur vetem kete, jam e sigurt se tani po lexon, ndaj me lejo unica ta informoj kete shkrimtaruc qe s’di gje tjeter pervecse te shkruaj manuale dylekeshe, erotike, se te gjitha shkrimet dhe mbi te gjitha:doreshkrimet e mia jane te depozituara ne institucionin e te drejtes se autorit… dhe se me pare duhet t’i kuptoje ato qe vjedh… Te falenderoj unica!

  5. unica Says:

    eh!
    sa e sa here ndodh keshtu. jo me kot komentoj ketu, ku me duket nje faqe e jotja zyrtare. jo se si kam lexuar ato qe thua ti, po seshte e veshtire te dallohet edhe kur maskohet mire vjedhja. se ka as magjine, sta le shijen, sikur nje fjale ti ndryshohet. ashtu sikurse do te ndodhte nese do te hiqje ate fjalen >xhambaze< tek ajo poezia qe me beri te dashurohem me shkrimet e tua. nese do ta kuptonin cpo vjedhin, nuk do te vidhnin, te jesh e sigurt. po ti ske pse shqetesohesh (edhe pse sbesoj se je shume e shqetesuar), do te dime ti dallojme plagjiaturat.
    po cna ke bere moj vajze! ka pak dite qe e kam zbuluar kete site, dhe qendrimi im prane pc hapet dhe mbyllet me shkrimet e tua. kopjova linkun dhe ja nisa me e-mail nje ish zyshes sime te letersise qe jeton jashte. ma ktheu e-mailin dhe me shkruante se kishte kohe qe te lexonte e i ndiqte shkrimet e tua edhe ajo vete!
    me rrefente se te lexonte , rilexonte e reflektonte edhe ajo. madje shprehej se nuk habitej se me pelqen kaq shume.
    perfundimisht BRAVO! BRAVO! BRAVO! BRAVO! BRAVO!
    edhe presim te tjera shkrime e dashur.
    te pershendes.

  6. flokenaja Says:

    Vertet me lexon dhe zysha jote? Sa gje e bukur kjo qe ke shkruar! E cuditshme vertet, ndonjehere me duket sikur blogun tim e shfetojne vetem hajdutet :)(pervec miqve, natyrisht, fjalet e mira te te cileve nuk i besoj dhe aq, pasi me duket se per hir te miqesise me mua ata nuk jane objektive). Beji shume te fala zyshes 🙂 dhe thuaji qe ndoshta pas disa muajsh mund te dale nje roman i imi, nese gjerat do t’ecin ashtu si i kam planifikuar. Eshte vertet bukur kur merr komente te tilla prej lexuesve, ndihesh si e shperblyer dhe paksa si ajo thenia me te cilen peshkruaj blogun:-lexojme per te mesuar qe nuk jemi vetem.

  7. Mistike Says:

    Pershendetje Flo 🙂 ka kohe qe te lexoj, por ky esht komenti im i pare qe bej mbi shkrumet e tua. Di vetem te them qe tani jam e emocionuar vetem me faktin qe ti mund te me lexosh…. Un gjej paqe edhe qetesi sa her te lexoj ty. Dua vetem te te falenderoj per emocionet qe me fal me kto shkrime te bukura. Edhe nga zemra te uroj te gjith te mirat e kesaj bote 🙂

  8. flokenaja Says:

    Mos je gje zysha ti ? 🙂
    Te falenderoj shume per fjalet e mira dhe gjithashtu mirepres cfaredolloj vrejtje prej zyshe 🙂

  9. Mistike Says:

    Jo….jo…. nuk jam ” zysha” 🙂

  10. flokenaja Says:

    🙂 ok,

  11. unica Says:

    hhahahaahhaahhahahaha. jo moj flo, nuk eshte zysha. po te dinte zysha te te shkruante. do te shkruante aq shpesh e aq gjate sa do te te merziste.

  12. flokenaja Says:

    🙂 🙂 U ngaterova, meqe goca me siper me ka shkruar se me ka ndjekur vazhdimisht, kujtova se qe zysha 🙂


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: