Në kremastarët e pikëllimit

6 December, 2010

Ti do, të dehesh…
e urdhëron veten të të bindet,
 
var dhimbjen nëpër nyjet e kockave,
brenda garderobës tënde të mërZisë,
e lëshohesh brenda gotës,
me shpresën se ajo do mpikset…
se pas pak, gjunjët do këputen,
e në vesh, s’do të gjëmojnë më,
rrahjet e atij çekiçit të tmerrshëm, ndër kocka…
 
e vetja, nuk bindet…
ti kapesh pastaj me cilësinë e whisky-t që nuk deh,
dhe xhambazët që të kanë taksuar dhimbjen…
 
vetes i jep një urdhër të dytë…
e rrëkllehesh dhe njëherë brenda gotës,
me shpresën e papërvojë,
se të paktën, do të mjegullohet vështrimi…
 
sepse gjithçka duket e lehtë, kur sheh përmes bulëzash…
sepse…  sepse…  ohhh…  është kaq e helmët,
e plumbtë,
dhe e përfundtë,
ikja jote, e pa-lajmëruar Ma’…
 
… … …
ti do, të dehesh,
var dhimbjen nëpër nyjet e kockave,
si celefonë të zbardhëllyer,
që rrjedha e lumit i nxjerr,
mbi kërcunjtë e pajetë të pemëve,
e kërkon të dalësh nga kremastarët e pikëllimit….
 
© Arlinda G.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

15 Responses to “Në kremastarët e pikëllimit”

  1. peshperitesi Says:

    Bukur shume, aq me teper tek ma kujton kredhjen nen gote te ciles edhe vete i kam shkruar dikur.

    Nje verejtje : aman te keqen gjeji nje shoqe fjales xhambaz se ka nje konotacion qesharak dhe pak…totalitar 😛

  2. flokenaja Says:

    Po te te thoja qe kjo poezi i kushtohet nenes sime qe ka tre muaj qe nuk jeton me, do te dukej ende qesharake fjala xhambaz?

  3. peshperitesi Says:

    Me vjen shume shume keq shpirti vogel, ngushellime dhe te perqafoj fort !

  4. flokenaja Says:

    Faleminderit Prato! Te uroj nje vit te bardhe…

  5. unica Says:

    bukur!
    vertet. me pelqen. e si shume vajza qe letersine e kane pasion e shkruajne vazhdimisht, te them bravo se e meriton. gjithmone e me shume bindem se poezite e mia sjane te bukura. 🙂 do ndaloj se shkruari ndonje dite.
    urime!

  6. flokenaja Says:

    Jo, mos ndalo, sikur ti ta dije se c’mendoj une per poezite e mia…
    Te falenderoj qe me viziton dhe ndihu e mirepritur ketu.

  7. unica Says:

    kenaqesia eshte e imja.
    eshte bukur te perhumbesh ne copezat e jetes se tjetrit, ku e gjen e se gjen veten.
    kur e gjen mendon: ok paska te tjere si une. kur se gjen thua: po. kjo eshte poezi, sjam une , sme perket, po i perket dikujt, dikujt qe gjen veten, si une e gjej diku. poezite jan ditar i shkruar holle e mprehte.
    realisht bravo.

  8. xhenius Says:

    Ngushellime Flok per humbjen e njeriut me te dashur!
    Do ndjesh me kalimin e kohes,qe do jete aq e gjalle brenda teje,sa do bindesh qe ndodhet diku …larg,por asnjehere s’humbet,te shef kudo qe ndodhet.
    paç nje vit te mbare!

  9. flokenaja Says:

    Faleminderit xhenius.
    E mban mend c’me ke shkruar ketu perpara nje viti?
    http://flokenaja.shqipo.com/2009/06/18/nenes/

  10. xhenius Says:

    jo.Flok,s’e mbaja mend…flm
    nuk e di a i ke bere ndopak sherbim,apo s’ishte e nevojshme,se une
    nenes time nuk i dhashe nje gote uje ngaqe isha ketej :(,por me siguri
    me ka falur,ashtu si te gjitha nenat me zemren e madhe qe kane!
    te perqafoj Flok!

  11. flokenaja Says:

    Ah zemer, e imja iku ne kembet e veta, e pa semurur, per dy dite, me la 1000 pengje ne shpirt, e me permbysi boten…

  12. Arza Says:

    Pershendetje poetes melankolike e urime ne shkrimet e saj te bukura.

    Degjo kengen e Eneda Tarifes eshte nji ngushellim perfekt per shirtin e humbur !

  13. Arza Says:

    ah me fal se harrova ,” Nuk je vetem “

  14. flokenaja Says:

    Pershendetje Arza!

  15. ajzberg Says:

    VAR DHIMBJEN NE NYJET E KOCKAVE,BRENDA GARDEROBES TENDE TE MERZISE………Kjo me pelqeu, megjithese pjesa e pare mu duk sikur kishte te bente me reomatizmen ,ndersa garderoba e merZise i ve vulen,
    Gjithsesi me vjen keq qe ke humbur ndoshta njeriun me te dashur ne jete.
    Ngushellime


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: