Mos e vrit fluturën!

20 January, 2011

Ti nuk je më,
nuk thurr më triko pranë sobës…
shtizat janë ngulur fort ndër lëmsha,
si thikat e humbellave brenda meje,
që më vënë përfund,
mbrëmjeve,
kur një flutur e bardhë, i përvidhet murit, në qoshk,
e i kujton tim eti se ka haruar të ushqejë macet,
teksa ai dënes me sytë nga nata: -e morri shiu!… 
 
ajo pështjellon e shqetësuar ajrin mbi krye,
si të dojë të më kujtojë “të mos fle pa darkë”…
me flatrat e bardha… të dashura…
si tantellat e tua,
që më ndërmendin t’ëmbëltat ngjyra të zërit tënd:
-zgjohu!
-mos fli pa darkë!
 e që mpijnë gjymtyrët krejtaz,
 
teksa im at’ ndal këmbët e thotë:
-mos e vrit fluturën!
 
© Arlinda G.
Advertisements

7 Responses to “Mos e vrit fluturën!”

  1. unica Says:

    Wow.
    Shume e bukur!
    Me ke perlotur Flo.

  2. rudi Says:

    bukur dhe shume shume trishtueshem…

  3. romi Says:

    tanto bella quanto triste…
    sai usare la tristezza per colpire…
    complimenti Arlinda!

  4. flokenaja Says:

    Jo, une nuk e perdora trishtimin, trishtimi me perdori mua…

  5. Anja Says:

    ooohh sa bukur e ke shkruajtur! Edhe mami im eshte nje flutur e bardhe tashme…

  6. flokenaja Says:

    Me vjen keq zemer!

    😦 😦 😦

    Te perqafoj

  7. ajzberg Says:

    Nuk kam c te them……….humbja e nje njeriu te aferm,sidomos e nenes per vajzat ,por dhe per djemte eshte e tmereshme,eshte sikur te shkulin dicka nga shpirti,ku ka me te afert se nena……………me vjen shume keq …….


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: