Autograf nga John Fante

21 February, 2011

“Për Esther,
nga kurva e Hollywood-it, artisti i shitur, i përdali letrar, poeti i abortuar-skenaristi i dhier-puthadori i Paramount, që paguhet për të vjelltin e parfumosur të Dorothy Lamour.
– Me shpresën se një ditë do mund të shkruaj dedikime më pak të hidhura në ledhorin e një pune me të vërtetë të shkëlqyer.
Me dashuri… John Fante”
 
Shënim:
ky është një autograf që John Fante ia ka kushtuar një mikeshës së tij. Éshtë shkëputur nga parathënia e romanit “Pyesni pluhurin”, shkruar nga Astrit Cani, i cili është edhe përkthyesi i veprës.

… dhe do t’ikësh…

17 February, 2011

 

 … dhe do t’ikësh… këtë e di…
pengun do hedhësh në kurriz,
si tregëtari’ vonuar, mallin e pa-shitur…
 
“me të kuqe”, do të duash të kalosh në kryqëzim semaforësh…
pastaj do t’grindesh me policin rrugor,
që nuk ka asnjë faj,
për dashurinë që s’të dhash…
 
për dashurinë e munguar që si në një kasetë sigurie…
e kyça mes muresh të lartë…
 
… dhe do t’ikësh… këtë e di…
këmbët do të çojnë në mejhanen e afërt,
atje ku do t’flirtosh me bionden e parë në qoshk, që me sy do t’kërkojë shoqëri…
e pastaj, përmbi bulëza,
do t’duash t’i rrëfesh asaj,
një mijë e një, të zeza shkencore, mbi kode kasetash, sigurish…
 
… se do t’ikësh… këtë e di…
për dashurinë që s’të ngrohu,
i zemëruar, do të duash t’i gjuash me gur hënës…
 
…por më parë… prit!…
mbërtheje xhaketën!…
mbështillu mire!…
se netët kanë filluar e ftohen…
 
 © Arlinda G.

Komente në kornizë

14 February, 2011

u.jpg

Pyetje për lexuesin

3 February, 2011

Meqë së fundmi, shumë njerëz më pyesin nëse do t’i kenë të përmbledhura të gjitha brenda një libri, poezitë e këtij blogu, doja të pyesja: ia vlen vërtet të botoj një libër me këto poezi?
 
Pres përulësisht përgjigjet tuaja, për të cilat, do të ishte e tepërt të ri-përsërisja që i vlerësoj shumë.
 
A.