Pyetje për lexuesin

3 February, 2011

Meqë së fundmi, shumë njerëz më pyesin nëse do t’i kenë të përmbledhura të gjitha brenda një libri, poezitë e këtij blogu, doja të pyesja: ia vlen vërtet të botoj një libër me këto poezi?
 
Pres përulësisht përgjigjet tuaja, për të cilat, do të ishte e tepërt të ri-përsërisja që i vlerësoj shumë.
 
A.

16 Responses to “Pyetje për lexuesin”

  1. unica Says:

    Po ti si mendon?
    Se zgjidhjen e ke vete ne dore.
    Ose mos i boto, dhe na ha shpirtin duke bere copy paste linkut sa here nxjerr ndonje gje te re, qe tua dergojme miqve tane, te dashurve etj….. Ose beje zemren gure e na bej nje liber qe aq shume e presim, e do na besh nje dhurate nga ana jote (nese vertete na vlereson sic thua), por do jete nje dhurate e bukur edhe per miqte tane te cileve ua ze ne fyt ate te shkrete kafe e u recitoj vargje tuat, imagjino ckane hequr tek degjonin manual per cader-mbajtje. Se si e dashuruar me shkrimin e me shkrimet e tua ne vecanti u rikthehesha pjeseve te vecanta nga dy tre here.
    (megjithese nese e boton besoj do ta gjejne ata te paret e do ma dhurojne🙂 ) Ne perulesisht presim ate liber, qe perveqese i yti besoj eshte joni🙂. Na perket.🙂

  2. flokenaja Says:

    Te falenderoj unica.
    Per te gjitha komplimentat qe ne te vertete une jam e bindur qe nuk i meritoj😀.
    Ceshtja eshte se une nuk a kam marre kurre seriozisht te shkruarit e poezive dhe jam shume dyshuese per kete, kjo edhe per faktin qe sot libri eshte ne gjendje te mjerueshme. Gjeja me e veshtire nuk eshte te shkruash, gjeja me e veshtire eshte te te duhet te merresh me botues cinike, te cilet shohin vetem shifra ne vend te germave dhe te shumten e rasteve as qe i lexojne ato qe botojne
    Te falenderoj edhe qe u ben publicitet shkrimeve te mia🙂.
    Te fala miqve te tu🙂

  3. unica Says:

    E dashur Flo!
    Se pari mendoj se realisht e teproj pak me komentet e shpeshta qe bej, por jo me levdatat. Mbase po, edhe me levdatat e teproj jo ne sasi po ne cilesi. Mbase une nuk shprehem mprehtesisht bukur, ashtu sic duhet te shprehesha, e si rrjedhoje komplimentat e mia behen pak te besueshme, e ndoshta ne dukje siperfaqesore. Poezite i vlereson ai qe i lexon, e me mire se ty asnje nuk e di se sa perfshihen lexuesit ne poezite e tua. Seriozisht apo jo, me deshire apo pa deshire, poezite e tua jane te bukura dhe jane njemije e nje here me te bukura, ose me sakte cileshisht te bukura se te shume autoreve qe marrin edhe cmime e e lavde. Sa per botuesit, pseudo edhe ato, dakordohem me ty. Kjo eshte arsyeja pse une kam reshtur se shkruari edhe vete, edhe pse shpesh krijoj poezi ende po si hedh me ne leter, mendoj se nuk ja vlen, ka kohe edhe qe nuk shkruaj me as mprehtesisht e cilesisht bukur, qofte edhe ne komente, a ne e-mail mes miqsh. Kete kane filluar ta verejne te gjithe. Po ndryshe je ti, qe ke forcen edhe ti mbrosh shkrimet e tua, edhe te mos thyhesh as prej komentash, e as prej kritikash militanteske, qe besoj sjane te rralla. Sa per publicitetin, eshte kenaqesi, vertete. Te pakten e mbush diten apo “takimin e kafese” me dicka qe ka vlere, e nuk e ndjej me nevojen e tamponave per veshet, sa here biseda rreshqet tek thashethemet per gjithe zyshat, studentet apo edhe pastrueset e universitetit. Une kam flone time, per te cilen mund te bisedoj, dhe besome tani kafeja me shijon me shume.

  4. flokenaja Says:

    🙂🙂🙂
    Faleminderit edhe nje here🙂
    Je e mirepritur te sjellesh nje nga poezite e tua ketu.
    Ne qarqet artistiko-narciztike te LSI-ve shqiptare une kam bere shume armiq pikerisht se them te verteten, keshtu qe mos u druaj se mos te lavderoj kot.🙂
    p.s.
    dhe mos ki frike se ben komente te gjata, mua me pelqen te bisedoj me lexuesit e mi
    p.s1.
    pas komentit tend te mesiperm u ndjeva si ai personazhi tek “Pyesni Pluhurin”, i John Fantese, nuk e di e ke lexuar apo jo, kur vuri ate vajzen e vogel t’i lexonte tregimin me ze te larte😀

  5. eldi Mar Says:

    Un jam nje admirues i shkrimeve dhe poezive te tua, pra mendimi im eshte se duhet ti publikosh pa tjeter ne nje shkalle me te gjere se sa fbc-ja.
    Une kur i lexoj shkrimet e tua, ndihem mire dhe rreflektoj , sepse ne te gjitha shkrimet, poezite e tua ka shume realitet, i percjelle me nje ironi teper te holle ku secili prej nesh i jep kuptimin sipas kendveshtrimit te tij/saj!
    Me ane te fcb une kam zbuluar mjaft ”shkrimatar e poeter” qe pervecse na mbushin me tagge. pretendojne qe dhe ti pelqehen ”shkrimet dhe poezite” e tyre banale dhe pas pak kohe kam lexuar qe keta i kane publikuar dhe ne libra! Natyrisht nuk jam kritik letersie, thjesht lexoj dhe me intuiten time kerkoj te bej diferencen , ndermjet nje shkrimtari/re te talentuar, nje qe kopjon dhe huazon shkrime dhe pjese poezishe, nje mediokri dhe nje te semuri/re nga mahnia e madheshtise ( megalomani)!
    Floknaja , per mua jeni nje shkrimtare kompletuar dhe meritoni rrespektin maksimal.
    Ju uroj si gjithmone shume suksese ne cdo sfere te jetes tuaj!

  6. flokenaja Says:

    E kush do t’i lexoje, une s’jam as nga ai soj krijuesish qe s’lene gazetar pa kapur per menge qe t’u thurre lavde e himne librave te tyre.

  7. Arza Says:

    Personalisht un bej pjes ne ata tipa qe preferopj te lexoj , atje ku vertet brenda nji shkrimi poezie ka Letersi ,gjithcka jasht saj dot’ishte per mua pa interes ,pra karakterizuar prej menyres time spontane, konfirmoj qe hyj me kenaqsi e lexoj ne ket lugin te bukur letrare e nderuara Floknaj .
    Ne raport me temen ne fjal ,un do thosha perse jo ,nqs ju ndjeheni gati (dua me then se ate e dini vetem ju ) per nji njeri i cili shkruan me pasion e mendon te behet nji dit ose konfirmohet ne termat Poet ose Shkrimtar , duhet te testoj publikun ,fansat pa u tremb nga kritika aspak e kualifikuar shqiptare ,madje dhe ordinere do thosha.
    Shqiperia ka mjaft talente ashtu si ka me teper se kto te paret dhe antitalente histeri -violent’ mendimit etj.
    Mendoj se kto talente duhet te thyejn ate Heshtje prej varri qe mbizoteron ne Letersin e vertet Shqiptare duke ber qe ajo Zemer Letrare te filloj perseri te rrah fort me ate ndjenj e cila zbukuron e sherben si nji terapi shpirterore per gjithe .
    “Atje duhet te ket Jet” Pershendetje Flo, shume suxsese .

  8. flokenaja Says:

    Te falenderoj qe vazhdon te me lexosh, Arza.

  9. sirena Says:

    E dashur Flo.
    Une nuk po te komplimentoj sepse ato i ke marre nga lexuesit me siper. Do doja vetem te te thosha, qe personalisht, jam nga ata persona qe mezi presin qe ti te postosh dicka te re e te fresket…e nese kete e ben edhe me nje liber, akoma me mire
    Suksese e dashur

  10. flokenaja Says:

    Faleminderit sirena!
    Une postoj ndonje gje te re, vetem athere kur kam dicka ne gryke per te thene, madje, kur nuk jam e bindur, ndonjehere edhe e gelltis perseri🙂.

  11. unica Says:

    ripertypese🙂🙂🙂

  12. flokenaja Says:

    keshtu me ndodh dhe me librat, i lexoj me shume se nje here🙂
    p.s.
    kur do n’a sjellesh ndonje poezi tenden, unica ?

  13. unica Says:

    po ja, se cpo ma ka enda ta hap edhe une nje blog. se di, druaj.

  14. Arza Says:

    Ah…per Ne ,Manjaket e Letersise ,asaj Poezie ,qe nuk mundemi te dalim dot asaj Endre !!!

  15. Mili Says:

    He pra te shkreten, ndaje mendjen dhe na i rradhit dhe kopsit mes dy kartonash. Por, na e bej surprize, qe kur ta shohim ne vitrine ta perjetojme tamam gezimin e dickaje qe ja vlen per ta lexuar dhe patur ne biblioteke.

    Perqafime

  16. flokenaja Says:

    🙂🙂 Rrofsh E., pikerisht ajo “ia vlejtja” me mundon mua🙂


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: