Drita jote, e butë

20 January, 2012

 
U nis të qe teksti i një kënge.
Volteri ka thëne se gjërat që tingëllojnë paksa “stupid” kur thuhen; këndohen.
Shpresoj të jem “budallepsur” mjaftueshëm aq sa të bëhet këngë.
Deri atherë, mbeten vetëm disa fjalë të hedhura nxitimthi;ashtu kuturu.

Ne jemi dy marioneta,

në këtë teatër kukullash,

nga salla, fëmijët qeshin me frikën tonë,

e n’a tregojnë me gisht,

tregojnë këtë dashuri,

që si zog i trembur na ka rënë në pëllëmbë…

…dhe kemi frikë t’i hapim, se mos ikën,

…dhe kemi frikë t’i mbyllim, se mos i marrim frymën,

dhe nuk dime ku ta lëshojmë,

dhe nuk dimë ç’të bëjmë me të…

ah, ti…

dhe gjithë dritat e galaksisë që ke mbledhur në sy,

kur më sheh,

kur më flet:

fjalë kaq pa kuptim,

ndërsa drita jote, e butë,

rrjedh udhës së shpirtit tim.

…ti…

dhe kjo dëshirë e llastuar për të ndjekur me sy një re, të bardhë,

me kokën mbi supin tënd…

… dhe kjo trokitje hapash,

që pa e kthyer kokën pas, do ta njihja në njëmijë…

… ne jemi dy marioneta,

në këtë teatër kukullash,

në skenë n’a kanë ngjitur të luajmë veten,

nga salla, fëmijët n’a tregojnë me gisht,

kërkojnë një happy-end për historinë tonë…

për këtë dashuri,

që si zog i trembur n’a ka rënë në pëllëmbë,

e nuk dimë ku ta lëshojmë…

e nuk dimë si ta rrisim…

e kemi frikë mos e mbysim…

Arlinda G.

Advertisements

12 Responses to “Drita jote, e butë”

  1. unica Says:

    Perfundimisht, e dashuroj!
    Pa fund, pa mase.
    E jashtezakonshme Flo.
    Komplimenta!
    Komplimenta!
    Komplimenta!
    Komplimenta!

  2. baci Says:

    thjeshte me pelqen!urime!

    • Flo Says:

      Faleminderit! U Përpoqa “të thjeshtohesha” meqë u shkrua për t’u bërë këngë, po me ç’duket nuk qenkam thjeshtuar sa duhet.

  3. nejse Says:

    sh e bukur, vertet!

  4. flokënaja Says:

    faleminderit nejse… u bënë kohë që s’jemi hasur virtualisht ndokund

  5. Av Says:

    Shume bukur, Arlinda!

  6. xhenius Says:

    E mrekullueshme ,nga me te mirat e tua!
    ciao Flok,uroj te jesh mire ne keto dite te ftohta!

  7. Flo Says:

    Ja kështu me grip këto ditë të ftohta

  8. unica_1 Says:

    sa te braktisur qe ndihemi :(((((

  9. dea Says:

    Duke besuar qe dashuria eshte nje histori qe perseritet ne perjetesi dhe vetem emrat ndryshojne, po lejoj veten te komentoj pak me gjate e te them qe ka histori te tilla kur ndodh qe dikush qe ka dashur dike te befasohet kur degjon qe ai i thote: ti asnjehere nuk me kerkove me ngulm te jem pjese e jetes tende, te me vendosje me shpatulla pas muri e mos me lije zgjidhje tjeter..
    Nuk i besohet qe po i thote kete dhe e para gje qe i shkon ne mendje si pergjigje eshte : Une nuk mund ta beja kurre kete gje sepse asnjehere nuk mendova qe une meritoja nje njeri si ty.
    Jo qe nuk e donte, ajo e donte ose te pakten e mendonte dhe vetem mendimi per te e bente te ndjehej e ngopur , e mbushur me lumturi, por atje ne fundin e thellesise se saj ajo e ndjente kete gje, ajo nuk e meritonte ate e as familja e saj, dhe sa me shume kalonte koha e sa me shume e njihte aq me shume bindej per kete dhe bindej gjithashtu se vlere nuk eshte vetem te jesh njeri dhe i mire por shume me teper se aq.
    Ajo e pranonte dashurine e tij si nje dhurate te pamerituar, nganjehere si nje dhurate te vertete nga zoti sepse ai ishte ne mendjen e saj ne cdo sekonde te jetes se saj dhe kishte qene edhe atehere kur se kishte njohur, ai kishte qene si prania e nje mungese, ai, i cili te vetmin qellim ose me te bukurin ne jete nuk kishte te behej dikushi me karriere, por vetem te ishte me te…, nganjere e pranonte dashurine e tij si dicka te merituar se ai kishte luftuar ne maksimum qe ajo te mesonte te vleresonte veten…por ne thellesi, thelle brenda saj nuk kishte qene keshtu…ja, nje fjale me ironi thene nga ai ishte per ate sikur te shikonte te shprehur me fjale e te vizatuar me imazhe pamjaftueshmerine e saj e keshtu ti vinte piken fjalise.
    Por permbajtja e fjaleve te tij ishte tmeresisht e fuqishme, reale dhe e frikshme edhe kur ishte e bukur sepse pervecse e pamjaftueshme per te ajo ishe mesuar si gjithnje te harronte veten e keshtu edhe ate bashke me veten e saj. Ne fakt nuk ishte tamam keshtu…harxhonte shume kohe dhe energji duke ndare me te tjeret detyren qe kishte per te jetuar dhe pastaj jetonte jeten e saj ne kohen qe i mbetej, me veten, ne vetmine e saj, here pas here me ndonje liber ose me asgjene qe ishte me e bukura dhe kenaqej edhe me kaq dhe e vetmja arsye qe luftonte me boten ishte kur bota megjithse e madhe dhe aq plot kishte nevoje per asgjete e saja….po cfare mund te bente ai ne nje jete kaq te vogel ?
    ….nje burre,ne nje dhome, me nje pikture…sa vlente menyra qe ai i mesonte per te matur intensitetin e ndjenjave te saj ….te mendonte per lumturine e mireqenien e tij ?
    Ajo ia uronte kete gje dhe kishte luftuar per te, e kishte bere vertet, kishte luftuar per buzeqeshjen dhe perqafimin e tij atehere kur mendonte se ishte apo mund te ishte me shume se aq, kur ai i mbushte mendjen se e kishte bere te lumtur ,kur mendonte qe ai ishte nje prej kraheve te saj,bile atehere kishte bere dhe perpjekje per ta vene me shpatulla pas murit dhe me vone kur e mendonte i dukej vetja qesharake sepse kishte qene si te ndryshoje emrin dhe te mbaje nje emer endrash ashtu si jane sot disa rruge te reja ne Tirane.
    Ajo gjithnje kishte dashur ta takonte dhe ne thellesi e donte kete gje, por gjithnje e kishte kete deshire te shoqeruar me frike dhe me heshtje megjithse ai kuptonte vetem heshtjen e bukur, ate te hatermbetjes kur ajo merzitej, kur i pelqente te heshtte ashtu e pastaj te qeshte si ylberi mbas shiut….ajo nuk e dinte nese ai arrinte te kuptonte qe ajo ndjehej jo vetem e lumtur por edhe fajtore nga teprica e dashurise se tij dhe se heshtja e saj ishte te pranonte pamundesine e te mbante distance…Por nese ndodhte te takoheshin,cfare vlente per te thene ?Ajo prape do ndjehej fajtore perballe tij, cfare kishte ajo per ti dhuruar atij pervec heshtjes per te mos e ndotur me problemet e saj dhe frikes per te mos mbaruar momenti ?
    E dinte ai, qe po te largohej, ajo do qante sepse nuk kishte filluar akoma, por do ti dukej normale ?…normale…ashtu sic behet normale dhimbja dhe cdo gje tjeter qe na ndodh ne jete duke na bere te mesohemi me te dhe te ndjehemi me te rritur…sic thote ai.

    • flokënaja Says:

      Dea, me gjithe respektin, ketu nuk jemi te divani i psikologut, fatkeqesisht une nuk jm personi qe mund te te jape nje ndihme profesioniste per problemet e tua. Ky eshte vetem nje blog ne te cilin lihen komente per shkrimet apo diskutohet per letersine, kaq. Mos abuzo me deshiren time te mire per te mos te t’i fshire keto postime te cuditshme qe po ia marrin frymen poezise sime.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: