Vdekja e kllounit

3 February, 2017

Një klloun u vra dje në Aleppo…
Vdekja e tij u raportua live.

Pranë fotos në gazetë,
lodronin gëzueshëm tituj si:
“Si të kryejmë efektshëm gjumin tonë të bukurisë!…”
“Vaji i arrës se kokosit forcon rrënjën e flokëve!…”
“Dhjetë gjëra që duan gratë!…”

Një klloun u vra dje në Aleppo…
shenja dalluese të viktimës;
një hundë e kuqe dhe ca flokë portokall,

që u mësonin fëmijëve si të qeshnin me bombat…
që u mësonin fëmijeve si të përqeshnin vdekjen…

Kur u rrëzua,
i bëri vdekjes një grimasë…

fëmijët qeshën…
rrëzimin e kllounit e pandehën element të koreografisë,
pjesë të numrit që ai po ekzekutonte pak para bombardimit…
pastaj pritën që kllouni të ngrihej,
e të përkulej mirënjohës për duartrokitjet e tyre…

Pritën gjatë…
shumë gjatë…
fëmijët atje janë ende duke pritur që “numri” të mbarojë…

Një klloun u vra dje në Aleppo…
Ne në facebook, shtypëm të gjithë butonin like,
(me të njëjtën lehtësi që piloti i avionit shtypi butonin “bombardo”),
pastaj kaluam në gjëra më të rëndësishme;
siç është për shembull: ndërrimi i fotos së profilit!…

©Arlinda Guma
02.12.2016

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: