Dy poezi nga Bukowski
2 August, 2017
1
“Një buzëqeshje për t’u kujtuar”
Charles Bukowski
Ne kishim ca peshq të kuq,
Dhe ata vërtiteshn rreth e rrotull,
Në tas, mbi tavolinë, pranë perdeve të rënda,
që mbulonin pamjen që dukej prej dritares,
Nëna ime, gjithmonë duke buzëqeshur,
na donte të gjithëve të ishim të gëzuar,
Më thoshte; -Ji i gëzuar Henri!
Dhe kishte të drejtë,
është më mirë të jesh i gëzuar kur mundesh,
Por babai vazhdonte ta rrihte,
atë dhe mua,
disa herë në javë,
Ai nuk arrinte të kuptonte çfarë e sulmonte së brendshmi,
Nëna ime, peshk’ i shkretë,
donte të ishte e gëzuar,
ashtu e rrahur dy apo tri herë në javë,
Duke më thënë mua të isha i gëzuar,
-Buzëqesh Henri!
përse nuk buzëqesh kurrë?
Pastaj ajo do të buzëqeshte për të më treguar si…
Dhe ishte buzëqeshja më e trishtë që kisha parë ndonjëherë…
Një ditë peshqit e kuq vdiqën, të gjithë, të pestë…
Ata pluskonin mbi ujë me sytë ende hapur,
Dhe kur babai u kthye në shtëpi,
ia hodhi ata maces,
Atje në dyshemenë e kuzhinës,
Dhe ne pamë se si nëna buzëqeshi…
(Përkthimi Arlinda Guma)
2
“Dhe hëna dhe qielli dhe bota”
Charles Bukowski
Shëtitje të gjata netëve-
ja çfarë i bën mirë shpirtit,
të përgjosh nëpër dritare,
të shohësh shtëpiaket e lodhura,
që përpiqen të zmbrapsin
burrat e tyre të çmendur prej birrës…
(Përkthimi Arlinda Guma)