Retinë
18 March, 2010
Hëna somnaumbulet mbi qiejgërvishtës, kuaj të ngrirë në dëborë, më vështrojnë me sy të pikëlluar… Ecjakem labirintheve, t’i shpëtoj pikëllimit të tyre, gjuhët e akullta të natës, më lëpijnë tëmthat që therrin fort, e jastëku i ëndrrës, më shënon mbi fytyrë, dizenjot e tij, të shqetësuara… Oh… nuk të gjej dot… ka njëmijë drita ky qytet, ky qytet që kurrë nuk dita ta bëj të më dojë… njëmijë drita të çmendura, e njëmijë suprina indiferente, që rrezëllijnë ftohtë, e më copëtojnë shëmbëlltyrën… Lënë peng mbi qelq, sytë e mjegulluar, gjysmë-mollëzën; rrëzuar një qerpik, e fijëza flokësh pafund… që ti kërkon t’i ngjisesh, si copëzat e grisura të një fotografie… Oh… unë e di,. e vështirë t’i ndërtosh fytyrën pengut, në mes të vitrinave… …
Hëna somnaumbulet mbi qiejgërvishtës, pikëllim i ngrirë në retinë, përndjek udhëtimin tim, të pamundur, drejt teje… © Arlinda G.