Bukuria që vret..
2 September, 2008
Migjeni
Hana e zbetë, si fytyra e nji të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës.Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora.Kundron kasollat e kristalizueme të katundit, të cilat as frymë nuk marrin.Të gjitha janë mbështjellë në bardhsin e borës.Vret shpirtin e malsorit siç vret shpirtin e artistit shtatorja e barshë e nji grue së lakuriqët.
E në kasolle, e cila gjëmon nën barrën e borës,derdhen dy ngjyra kuq e zi. I kuq zjarmi i votrës në mes të kasolless, e i zi rrethi. Të zeza, t’errta janë skutat e kasolles, nga ndigjohet blegrim i mekun i ndoj delja ose kumbona e lopës. E dhe ato i vret buluria e bardhë. Nga goja u del avulli i afsheve që ngrihet n’ajr, bjen mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje. Gjithçkafja e kristalizueme .Nji dorë shtrihet, zen nji dru e shpupurish zjarmin. Rropos nji ”botë gacash”. Flaka lëpin errësinën e shkëndijat kërcejnë nën tra dhe nëpër fëtyra rreth votrës. E trupnat e njerzve dridhen,nëpër korriz u përshkohet të ftoftit, që vjen nga skutat, andej nga errsina. Brrr…uf..andej mbrapa shpinet përpijnë errsina me të ftohtit e saj.
-Po shiko mos ngrinë Laroja??
Dhe çohen, i lëshojnë vend rreth zjarmit Larojës, lopës së shtëpisë. Të nxehet dhe ky pjestar familje në kasollen e kristalizueme. E Laroja din si duhet me u shtrimë rreth zjarmit. Po me trupin e saj të math, gati shtypi dy vocrrakë, të cilët i kish zanë gjumi pranë zjarmit.
E kur, andej nga mesnata , acarimi arrin dhe kulmin e vet, atëhere ndër bagëti fillon nji lëvizje.Po ,nji lëvizje. Nji nga nji u aviten njerëyve e me syt e vet si me u lutë:”na lëshoni dhe neve të ngrofemi pak rreth yjarmit, se u ngrimë”. Dhe njeryit kundrejt njerzve s’kanë mëshirë, po kundrejt shtazve -po. Prandej çohen, ua lëshojnë bagëtis vendin rreth votrës, e ata vetë shkojnë n’errësinë që përpinë.
…..Dhe agimi zbardhë me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpime dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua dhe nji natë e vështirë. U çuen , por nuk çohet nji vocrrak. Dora e s’amës shtrihet bi të dhe mÇat çast nji britmë e tmerrshme shpoi zemrat e kasolles. Dhimba e nji nanës i shkrinë zemrat në vaj, por ç’e do kur nuk shkrin zemrën e vocrrakut.
Po, ishte ngrimë lokia e nanës. Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ish ngrimë ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, ish ba rubis, për gjerdhanët e metresave. E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë nji shtatore e ngurët e yhgulun nga gjini i nanës.
Merrnje dhe çonje në qytet kët shtatore. Vendosnje në nji shesh! dhe si përmendore kushtonja ndokujt. Kushtonja atij që ka ma shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputeti, o ndokuj tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme ,atëherë kushtonja atij që ka merita ma pak: perëndis klasike.
13 October, 2008 at 14:04
mua kjo komdi me len pershtypje fell ne zemer ngase k nje domth te madhe se duhet ta merr populli vesh se ne kemi ra ne qat gjendje aq kritike sa qe nuk mund njeriu ta peramndoj atë..kete koment e tham ngase kam mbresa shpirtrore ..ngaseky komedi e migjenit duhet te jet edhe kujtim apo amenet te themi per gjeneratat tjera ..qendrim sadiku
3 February, 2009 at 14:18
hiq spo m pelqen:d
3 February, 2009 at 14:19
pom pelqen shummmmm:D
5 February, 2009 at 16:20
sikur kjo nat te ishte fundi jetes kur ajo femer vret me bukurin e saj do te thot pse jeta esht e till me palumturin ton kur vije deri te vdekja te kujtosh diten kur ke lindur e deri ne momentin e vdekjes te sjell dhimbje te medha athua zoti qe esht aq i fuqishem se nuk nuk tregon fuqin e ti qe ka ne ate moment qe ate qe e fali ti ndihmoj dhe ta le ende te jetoj me jeten e ti kur e din se aji nuk mundet ti perballoj ksajdhimbje ajetoni ju kur dini se do te vdesni at here mos lejoni qe dikush te ju bej qe ju te vdisni per ate qe nuk mndni ta beni per vete sepse esht koh qe nuk mund ta kthesh prapa por endjen spse ekujton ne qdo moment e ajo te cilen ti e kujton nuk reziston tek ti mos i thuaj vetit qe esht fundi sepse zoti te krijoj qe te jetosh deri ne momentet e fundit ejo qe ti ti marresh dhimbjet e dikujt qe ste takojn njej lumturin tuaj dhe thuaj sepse qdo gje do te ndryshoj athere mund ti thuash dikujt te verteten tende qe ke brenda ne shpirt qe esht e mbyllur dh nuk mund ta gjej as kush vetem personin qe ti don dhe ai mud te hyn ne shpirtin tend dhe gjen te verteten por nuk do te lendohet aty do te qendroj ajo qe ti e don edhe te don ty tashme ne shpirtind tend esht hi dhe zdo te del me kurr mos mendo per asgje tjeter vetem si te jetosh ne menyr normale dhe qdo gje to te fitosh tek ajo qe ti kerkon……….
8 November, 2022 at 20:14
qysh me gjet kuptimin e ksaj be 😂
31 March, 2009 at 16:49
pritova me lexu se ish shum gata amo duhet mekon interesant tuk qe eka shkru migjeni e qito qe epaska shkru kjo far pajtja sen spaska bo mamir mso meupa lodh
11 May, 2009 at 14:15
otr 4-life
12 October, 2009 at 10:30
Ky tregim eshte shume i bukur shpresoj se te gjithe njerezit e botes qe e dine gjuhen shqipe do ti pelqeje .(Migjeni) Millosh Gjergj Nikolla ishte shkrimtar i madh ai shkruante shume poezi dhe tregime te bukura.te jete tregime (proza) ose poezia atehere do ta lexoja sepse e ka shkruar migjeni .Migjeni i shkruante poezita dhe tregime t me te bukura si p.sh. BUKURIA QE VRET,LULI I VOCERR,RECITAL I MALESORIT,ZOTI TE DHASHTE …… Kto tregime dhe poezi nuk i harroj kurr se4pse jane te bukura .Nuk e di se cfare mendoni ju per Millosh Gjergj Nikolla por une them tani ne kete kohe se per mua eshte shkrimtari me i mir ne bote.
12 October, 2009 at 10:43
eshte mjaft ibukur
10 November, 2009 at 03:20
kjo eshte nje nder poemat me te bukura dhe domethense te Migjenit. Cdo here qe e lexoj me ben pershtypje. Vertete e bukur.
1 March, 2010 at 09:34
Nuk kam koment per veprimtarine e MIGJENIT.Duke pas parasyshe se ky shkrimtare ne moshe shume te re ka filluar te shkruaj dhe se veprat e tije edhe sot e kesaj dite jane shume me vlere shihet qarte se vertete kane vlera po cti bejme “FATIT”qe ne moshe shuuuuume te re nderroi jete ! Mund ta merrni me mend po te kishte jetuar me shume Migjeni se cfare veprash te tjera mund te kishim nga ai Ah…..Ah…..Ah -TUBERKULOZE-!!!!
12 April, 2010 at 03:44
a shum e fort qikjo veper a
13 April, 2010 at 06:40
e bukur,me pelqen sidomos figurat letrare qe ai ka perdorur,eshte nje gje e rralle,smund ta beje nje njeri ne ditet e sotme kete gje sepse ai e ka perjetuar vet ate dhe sot eshte me mire se ka qene
28 October, 2010 at 04:16
kjo qa ka shkru migjeni esht tekst i bukur
6 December, 2010 at 12:07
nuk kuptoj fjalet si ta bej detyren une jam ne klase te 5
31 January, 2011 at 13:21
pom pelqen shummmmmmmmmmm
31 January, 2011 at 13:25
nuk kam koment per veprat e Migjenit ai ka qen shkrimtar shum i mir por qe se fati ndrroi jet ne mosh te re
7 February, 2011 at 06:54
nuk e kuptoi pse quhet bukuria qe vret ktu nuk paska diqka per me ja ven emrin bukuria qe vret mmos ka qen ajo gruja qe i u ngri djali mos vall?
13 February, 2011 at 04:34
Mua kjo komedi me la pershtypje shume te madhe ketu tregon ne acar te madh dhe ne bukuri qe vret dhe nuk ndalet kurre dhe tregon dashurin e nenes ndaj vocrrakut te saj
18 February, 2011 at 10:53
Aq sa esht i embel ky tregim,aq e madhe esht merzia per te emen e vogelushit, por e shumfisht eshte deshira ime per te lexuar veprat e *MIGJENIT
15 March, 2011 at 07:48
teper interesant
15 March, 2011 at 13:04
syper walla
19 March, 2011 at 19:52
ishte bashkekohor n’kohen e tij, ishte bashkekohor kur e kam lexu ne shkolle ne kohen e komunizmit (1983), asht bashkekohor sot… i perjetshem!
20 October, 2012 at 16:23
shume e bukur, nje pershkrim goxha mbreslenes
11 December, 2012 at 15:42
shume i bukur
24 May, 2013 at 06:34
Excellent post! We will be linking to this great post on our website.
Keep up the good writing.
8 December, 2013 at 16:08
shum e mir
6 January, 2015 at 13:29
aben koptimin
19 May, 2016 at 17:13
jemi krenar me ty i ter ky populli shqiptar se ke pasur mundesi te ket nje shkrimetar si ti
21 March, 2017 at 15:19
me pelqeu shum ky tregim eshte nje tregim i perpiluar shume mire edhe un gjithaashtu mendoj qe migjeni shte nje shrimtar i shkelqyer dhe gjoithmon do ti kemi ne zemer tregimet e tij te cilat na zbardhin rruget e jetes
21 March, 2017 at 15:20
vetem misha dast me dit qa ka dasht me than migjeni me kete tregim se e kemi per detyr shtepie haahhah
7 August, 2018 at 23:52
Skandal njè pjèsè è komèntèvè. Duhèt nivèl pèr tè kuptuar apo komèntuar Migjènin.